Pronarët që marrin kompensimin, hapet aplikimi për 3500 dosje
Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, vendimet nga vitit 2008 deri në vitin 2017 Lista me përfituesit, 6 dokumentet që duhet të dorëzohen në Agjenci
Pronarëve që u është zënë toka nga ndër timet pa leje dhe nuk kanë marrë ende kompensimin duhet të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të përfituar prej fondit prej 18.9 miliardë lekësh. Këto para do t'i përfitojnë rreth 3500 pronarë në të gjithë vendim. "Bazuar në aplikimet e kryera në ATP deri më tani për këtë proces, rezulton se rreth 3500 subjekte përfitues nuk janë paraqitur fare në ATP për të aplikuar me qëllim përfitimin e shpërblimit të miratuar për ta në VKM- të përkatëse. Duke qenë se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjithë këta subjekte përfitues që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim përfitimin e kompensimit të miratuar. APT, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, sipas përllogaritjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës se miratuar në VKM për subjektet përfituese"- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të cilit i bashkëlidhet edhe lista me 3500 pronarët. Pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale, u është njohur e drejta e kompensimit me vendim të Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar edhe shumë për secilin, por për të marrë paratë duhet të dorëzojnë në ATP 6 dokumente.
PROCEDURAT
Procedura e aplikimit nga subjektet përfitues është e thjeshte. Bazuar në VKM nr. 383 date 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që prek- en nga ndërtimet informale", i ndryshuar, subjektet përfitues mund të paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Nëse kërkesa
Kërkesën për kompensim sipas formatit tip, e cila plotësohet në ATP;
Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit;
Dokument identifikimi. paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.