Gazeta Shqiptare

Audio nga PS? Berisha: ' Plumbi në zarf' i Tahirit shkaktoi betejë brenda saj

Audio- përgjimi, kush është "Ermali" dhe "Toto qorri", akuza për një zyrtar të lartë policie "Nëse nuk ikën Xhafaj, ha kokën e Ramës"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha deklaroi dje në ' Stu dio e Hapur' në ' News24' se audio- përgjimi i publikuar nga PD është autentik dhe se pas tij fshihet Agron Xhafaj. Berisha zbuloi dhe personazhe­t në audio, ku tha se njëri është një oficer i lartë policie. Sipas tij, nëse nuk dorëhiqet ministri i Brendshëm, rrezikon Edi Ramën.

Z. Berisha, PD publikoi audio- përgjimin që implikon sipas saj vëllain e ministrin të Brendshëm me trafikun e drogës. A kemi të bëjmë me material autentik?

Absolut. Ai është Agron Xhafaj i regjistrua­r me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfigur­uar dhe inkriminua­r e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Tregon se emërimi i Fatmir Xhafajt kishte një qëllim: trashëgimi­n e kodit të drogës. Tregon se emërimi i Fatmir Xhafajt kishte qëllim trashëgimi­n e kodit të drogës, Edi Rama e kaloi nga Tahiri tek Fatzi Droga. Opozita nuk ka forca që të mbrojë dëshmitari­n, duhet të kesh një kompani që ta mbrosh, opozita nuk loz me jetë njerëzish. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale, të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj. Gazetarë që kanë riskuar jetën e tyre, ky grup përballet me familjen e dytë më të rrezikshme mafioze në Ballkan e të Europës, e para është familja Rama, e dyta është Xhafaj, se ka fuqinë e ministrit të Brendshëm.

Pse nuk ka prova bindëse?

Burimi nuk nxirret, opozita nuk ka forca për të mbrojtur dëshmitari­n. Nuk mund të luajë me jetë njerëzit.

Ka një version tjetër për audio- përgjimin se po vjen nga maxhoranca?

Tani njerëzit e thonë këtë, me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Tahirit dhe Xhafajt. Tahiri në fjalimin e fundit, ka sulmuar hapur Xhafajn. Në relacionin e fun- dit kur erdhi ligji i vetingut, ishin të gjitha të shkruara sikur t'i kisha shkruar unë. Nëse do i shkruaja unë nuk do të hiqja asnjë presje. Po të dëgjosh fjalën e fundit të Tahirit e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit. Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjes­h që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzako­nshme, princ i krimit.

Në dijeninë tuaj ka ardhur kërkesa për ekstradimi­n e Agron Xhafajt?

Pa diskutim, është njësoj si rasti i Mark Frrokut. Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimi­n e vëllait të Xhafajt, por nuk është ekzekutuar.

Kush janë personazhe­t në audio?

Ka problem këtu se dihet kush është Ermali, njëri është oficer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehohet në Shqipëri çdo terror- ist i rrezikshëm në botë. Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi.

Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria…?

Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.

Pse gjithë kjo energji për të rrëzuar një ministër?

Po është pjesë e një familje mafioze.

Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?

Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafajn, ka pasur edhe të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.

Nëse ekzistojnë familjet mafioze në Shqipëri, do të largohet Xhafaj, mendoni se nuk do ekzistojnë më familjet?

Ato ekzistojnë dhe kanë ekzistuar, por në kolltukun e ministrit të Brendshëm është narkoshtet. se Tahiri e kanabizoi vendin? Jo mor jo, nuk vepron një ministër i Brendshëm pa e ditur kryeminist­ri. Denoncimet tona janë një betejë që po japin rezultate. Ku është Tahiri, ministri më i suksesshëm në histori? Ku është Fatmir Xhafaj sot? Është kufomë e pakallur. Le të rrijë po të dojë se merr dhe kokën e Ramës me atë rast.

Një kryeminist­ër me dy ministra të implikuar, pse nuk kërkoni rrëzimin e qeverisë?

Është një betejë e gjatë, por që do arrijmë suksesin në fund. Ku është sot Saimir Tahiri, sepse opozita luftoi në mënyrë spektakola­re. Ku është Xhafaj sot një kufomë, është në detyrë por nëse qëndron në detyrë, merr dhe Ramën me vete.

A ka video të tjera që implikojnë Xhafajn dhe Ramën?

Nuk e di, nuk mund të them një gjë tillë. Po ta dija mund ta thosha. Edhe mund të ketë, nuk mund të përjashtoj asnjë skenar.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dje në ' Studio e Hapur' në ' News24'
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dje në ' Studio e Hapur' në ' News24'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania