Gazeta Shqiptare

Tabaku: Deputetët e PS ndihmuan Agron Xhafajn me pezullimin e lojërave të fatit

Akuzat, PD bllokon komisionet: Të ikë ministri

-

kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj edhe në komisionet parlamenta­re duke bllokuar zhvillimin normal të seancave. Deputetët e PDsë e cilësuan të pavend vijimin e seancave normale në një kohë që janë publikuar fakte serioze për vëllain e ish- ministrit të Brendshëm. "Derisa sa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen nuk do të ketë seancë normale as në komisione dhe as ën Kuvend, sepse ne jemi të vendosur të mos e lëmë qeverinë të jetë pasqyrë e organizata­ve kriminale", deklaroi kreu i grupit të PD- së, Edmond Spaho. Deputetja e PS- së, Milva Ekonomi tha që do të jetë prokuroria dhe gjykata që do të nxjerrin përfundime­t dhe kërkoi nga deputetët e PD- së të mos keqinformo­nin publikun. Edhe te Komisioni i Ekonomisë, demokrati Edmond Spaho kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm nga posti që mban, në mënyrë që t'i hapë rrugën prokuroris­ë të zbardhë të gjithë ngjarjen. Ajo që u detyrua të lërë komisionin këtë herë ishte vetëm opozita, e cila u ngrit sapo kreu i komisionit vendosi të hedhë poshtë akuzat e opozitës. "Që Fatmir Xhafaj është një nga ministrat e Brendshëm që ka pasur Shqipëria, jo vetëm në aspektin e raportit të tij me ligjin personal, por edhe në tagrin e ministrit, por edhe në aspektin tjetër të goditjes së krimit të organizuar dhe goditjes së trafikut të drogës", tha z. Braçe. Ndërsa nënkry- etarja e komisionit, Jorida Tabaku deklaroi se anëtarët e majtë të Komisionit të Ekonomisë kanë ndihmuar trafikun e lojërave të fatit për Agron Xhafajn, duke pezulluar ligjin. "Të diskutojmë edhe për ligjin e lojërave të fatit z. Braçe, që u shty në dy vite, siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij komisioni kanë ndihmuar drejtpërdr­ejt Agron Xhafajn për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite. Sot çdo axhendë parlamenta­re duhej të fillonte me se si mundet deri në qershor të ndihmojmë që Shqipëria të hapë negociatat. Si mundet që deri në qershor ne të përmirësoj­më situatën, duke nisur që nga lufta ndaj krimit dhe drogës, që fillon me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm", deklaroi Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania