Gazeta Shqiptare

Basha kërkon dorëheqjen e ministrit: T'i nënshtrohe­t ligjit antimafie

Skenari anti- Xhafaj, opozita sot proteston, nesër bllokon punimet e parlamenti­t "Largimi i Fatmir Xhafajt u hap rrugën hetimeve"

-

Opozita do të protest ojë sot në orën 12: 00 përpara Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafajt për t'i kërkuar dorëheqjen pas publikimit të audio- përgjimit të vëllait të tij, Agron Xhafaj. Kurse nesër opozita ka planifikua­r një seancë jonormale, duke e bllokuar atë ashtu sikurse herët e kaluara. Edhe në mbledhjet e komisionev­e parlamenta­re do të ndiqet e njëjta strategji deri në largimin e Xhafajt. Pas mbledhjes së djeshme me aleatët, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin demokratët e akuzojnë se po i fshihet përgjegjës­isë ligjore dhe politike duke i garantuar mbrojtje vëllait të tij, Agron Xhafaj, të dënuar për trafik ndërkombët­ar droge në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg. "Në emër të Partisë Demokratik­e, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhersh­ëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm. Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i Brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i Brendshëm i drogës", deklaroi kreu i PD- së. Vetëm përmes largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Basha ka bindjen e plotë se u hapet rruga hetimeve, përballë një prokurorie të kapur sipas tij nga dyshja Rama- Xhafaj. "Fatmir Xhafaj duhet t'i nënshtrohe­t së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mosveprime­t e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombët­ar droge nga drejtësia italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mosveprime­t e Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mosveprime­t e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktiviteti­t kriminal të Agron Xhafajt", theksoi z. Basha. "As Ministria e Brendshme, as policia, as prokuroria e kapur nga dyshja Rama- Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm. Eprori politik i policisë, që kryen verifikime­t dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës. Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga ministër i Brendshëm", u shpreh kreu i PD- së. Z. Basha renditi: "1. Është fakt se

Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombët­ar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, i cili është zhvilluar nga policia italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës. 2. Është fakt

se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrj­e në një grup të strukturua­r kriminal, që kryente trafik ndërko-

mbëtar të drogës. 3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka pasur dijeni për të gjitha proceset, ka pasur edhe avokat mbrojtës, i cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë Kreu i PD, Lulzim Basha, merr pjesë në samitin e PPE ku do të kërkojë mbështetje për hapjen e negociatav­e. Mësohet se Basha do jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamenta­re të së enjtes. Opozita të enjten nuk do të lejojë seancë parlamenta­re normale. Ky vendim i opozitës vjen pas publikimit të audio- përgjimit për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit. 4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri. 5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania