Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Sot qëndrimi im për Xhafajn, nuk jemi të gjithë njësoj

Akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, kryeminist­ri para Grupit të PS- së Balla e Braçe i shkojnë në ministri: E mbështesim

-

Kryeminist­ri Edi Rama do të sqarojë pozicionin e tij dhe të qeverisë në lidhje me akuzat e ditëve të fundit në adresë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kreu i qeverisë njoftoi dje, pasdite përmes një shënimi në rrjetin social, "Facebook" se sot, në orën 11: 00 do të flasë para Grupit Parlamenta­r. "Jemi të gjithë njësoj? JO, s'kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s'do jemi kurrë njësoj! Nesër ( sot) në 11.00 përpara Grupit Parlamenta­r, qëndrimi im për situatën e krijuar me ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatik­e drejt objektivit historik të çeljes së negociatav­e", u shpreh dje, Rama. Pritet të qartësohet se çfarë do të bëhet me ministrin Xhafaj, për të cilin këto ditë është folur se ka firmosur edhe dorëheqjen. Por, ndërkohë burime pranë ministrit thanë se ai ka vazhduar detyrën e tij. Gjithashtu, dje, u fol për një vizitë të kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla dhe deputetit Erjon Braçe, në zyrën e ministrit Xhafaj, megjithëse më pas kjo u mohua nga deputeti Braçe. Në një intervistë për Report TV, Braçe tha se nuk kishin shkuar në zyrën e Xhafajt mesditën e djeshme, por së bashku me Ballën kishin inspektuar punimet në sheshin para ministrisë. Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetje­n e socialistë­ve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrë. Deputeti socialist akuzon ishkryemin­istrin Sali Berisha se është ai i cili ka orkestruar sulmet e ditëve të fundit ndaj ministrit të Brendshëm në bashkëpuni­m me Gjykatat dhe Prokurorin­ë, për të rrëzuar reformën në drejtësi. Videopërgj­imi i Agron Xhafajt, sipas Braçes është inskenim, ndërsa kërkoi nga prokuroria hetim të thelluar për këtë çështje dhe nxjerrjen e të vërtetës. I vetmi komunikim me Xhafajn, tha Braçe ka qenë përmes telefonit një ditë më parë, kur PD publikoi videopërgj­imin e pretenduar të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit, me një trafikant droge. Unë nuk kam pasur asnjë takim me z. Xhafaj. Kam qenë me Taulant Ballën në bulevard, po kontrollon­im punimet në shesh dhe te Ministria e Transporte­ve, kemi marrë makinën e jemi larguar. Z. Xhafaj nuk e kam takuar as sot dhe as dje. Dje kam komunikuar në telefon me të dhe e kam pyetur për shëndetin. Nuk ka nevojë që të takoj Xhafajn, sepse ai ka të gjithë mbështetje­n e PS",- u shpreh Braçe. Duke komentuar akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, Braçe tha se Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjës­i nëse dikush në fisin e tij nuk res- "Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminua­r paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeve­risjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar",- tha dje, kreu i Grupit të PD- së.

pekton ligjin. Ai theksoi se Xhafaj po sulmohet nga mafia duke etiketuar si të tillë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar të cilët po i pret vetingu.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në një takim zyrtar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron
Kryeminist­ri Edi Rama dje në një takim zyrtar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron
 ??  ?? Kryetari iGrupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla dhe deputeti Erjon Braçe
Kryetari iGrupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla dhe deputeti Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania