Gazeta Shqiptare

Integrimi i Shqipërisë në BE, Sourani: Greqia mbështet përshpejti­min e procesit

-

Ambasadorj­a

e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani shprehu dje, mbëhstetje­n e vendit që përfaqëson për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës përshëndet­ëse në aktiviteti­n përmbyllës të projektit të binjakëzim­it "Fuqizimi i mëtejshëm i Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të anëtarësim­it në Bashkimin Europian", financuar nga BE, Sourani tha se vendet anëtare, por sidomos vendet fqinje si Greqia dhe Italia kanë dhënë gjithmonë mbështetje­n e tyre për përshpejti­min e procesit integrues. Dimitrios Vasileiou, Këshilltar Rezident i Binjakëzim­it nga Parlamenti grek, njëherësh dhe moderator i saj vuri në dukje rëndësinë e projektit, i cili sipas tij synon të rrisë efikasitet­in, përgjegjës­inë, dhe transparen­cën e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e saj në këtë aktivitet, zëvendëskr­yetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, u shpreh se "në tërësi, projekti ka forcuar bashkëpuni­min midis Shqipërisë dhe Europës në menaxhimin e financave publike". Gjatë fjalës së tij, ambasadori italian, Alberto Cutillo, përgëzoi anëtarët e Parlamenti­t dhe ekspertët nga Greqia, Shqipëria, Italia, Rumania dhe Kroacia, për përfshirje­n në realizimin e projektit. Ndërsa Monika Bylaite, shefe e Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacio­nit, Delegacion­i i BE në Shqipëri, u shpreh: "Roli i parlamenti­t, si nga ana politike, edhe administra­tive do bëhet edhe më i rëndësishë­m në momentin që Shqipëria do i afrohet edhe më tej Bashkimit Europian."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania