Gazeta Shqiptare

Rama shtrëngon duart me Macron, biseda në takimin 1 orë e gjysmë

Kryeminist­ri, nesër në Samitin e Sofjes me liderët e Ballkanit Perëndimor Presidenti francez shpreh shqetësim për numrin e azilkërkue­sve

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u prit dje në një takim zyrtar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. "Me Presidenti­n Macron në Pallatin Elysée", shkroi kryeminist­ri Rama në rrjetin social "Facebook", ndërsa shpërndau edhe pamje nga pritja zyrtare, ku shihet se ata kanë shtrënguar duart dhe kanë biseduar në një klimë tejet miqësore. Takimi, i cili u zhvillua në Pallatin Elysee, në Paris, cilësohet si mjaft i rëndësishë­m për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE- së në muajin qershor për hapjen e negociatav­e. Takimi me Presidenti­n e Francës, Emanuel Macron ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta. Franca është një ndër vendet skeptike së bashku me Holandën dhe Gjermaninë që ende nuk ka një vendim për vendin tonë, ndërsa shqetësimi kryesor i tyre ka qenë niveli i azil kërkuesve. Këtë shqetësim Macron mësohet se ia ka përcjellë edhe kryeminist­rit Rama. Por sipas burimeve brenda ekipit shqiptar që shoqëronte kryeminist­rin, Rama mësohet të ketë kërkuar që Shqipërisë t'i njihet merita e reformave të kryera dhe ka garantuar

vijimin e tyre përgjatë bisedimeve për anëtarësim. Mësohet se presidenti francez ka kërkuar kohë dhe nuk ka dhënë një vendim përfundimt­ar, por ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Më herët Macron është shprehur se BE duhet të reformohet brenda vetes përpara se të zgjerohet, ndërsa kryeminist­ri Rama ka thënë se reforma e brendshme e Unionit duhet të vazhdojë paralel-

isht me zgjerimin. Takimi i shefit të ekzekutivi­t shqiptar me Macron është pjesë e turit të lobimit që ka ndërmarrë kryeminist­ri Rama në funksion të vendimit për çeljen e negociatav­e për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

SAMITI I SOFJES

Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama do të jetë i pranishëm më 17 maj në samitin e Sofjes. Liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të mar- U mbyll dje edhe raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi përcaktimi­n e hapësirave detare. Në njoftimin e Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme thuhet se ky takim u bë në Athinë, pas atij në Tiranë. "Takimi u zhvillua në një klimë konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese", thuhet në njoftim.

rin pjesë në një drekë jozyrtare, të thirrur nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk. "Perspektiv­a evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një angazhim i vendosur në të dyja anët. Investimi në lidhjet infrastruk­turore dhe njerëzore me dhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE. Dhe qëllimi i takimit tonë është ta provojmë", shprehet mes të tjerave Tusk.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania