Gazeta Shqiptare

Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë, nëse nuk ka progres, i ndërpresim ato

Komisioner­i për zgjerimin u përgjigjet skeptikëve

-

për zgjerim në BE, Johannes Hahn iu është përgjigjur skeptikëve në BE që thonë se rekomandim­i për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë është i nxituar. Në një intervistë për "Stuttgarte­r- zeitung", zyrtari europian ka thënë: "Unë mund ta kuptoj skepticizm­in, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsion­it. Nga pikëpamja ligjore, të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasuesh­me me tonat. Por - shtoi ai - në bisedimet e pranimit i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsion­it vërtet sjellin para drejtësisë ' peshqit e mëdhenj' nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshm­e të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit", tha Hahn. Pyetjes se a e ka Komisioni Evropian mbështetje­n e qeverisë federale, Johannes Hahn i është përgjigjur duke thënë se Gjermania luan një rol të rëndësishë­m në këtë proces. "Qeveria Federale me kancelaren në krye është një avokat i përkushtua­r i një perspektiv­e të zhvillimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Vlen të kujtojmë Procesin e Berlinit. Por sigurisht, qeveria federale ka nevojë për mbështetje­n parlamenta­re, të cilën unë besoj se e ka në Bundestag. Në qershor pres nga këshilli që të hapë negociatat për Shqipërinë dhe ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë", tha Hahn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania