Gazeta Shqiptare

Saimir Tahiri mbetet në ‘ Arrest shtëpie’

Ish- ministri i Brendshëm: Nuk kam ndërmend të largohem nga vendi, do jem këtu për të pritur drejtësinë Hajdarmata­j: Ka ndërhyrje në prova, mund të intimidojë dëshmitarë­t

- Ina Allkanjari

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është para qitur paraditen e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për verifikimi­n e masës së sigurisë. Seanca gjyqësore, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, u shoqërua me debate pro dhe kundër masës së sigurisë ndaj ish- ministrit të Brendshëm, i cili akuzohet për trafik droge. Në përfundim të seancës, trupa gjykuese vendosi të rikonfirmo­jë masën e "arrestit në shtëpi" për Saimit Tahirin, duke rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse, e cila kërkoi shfuqizimi­n e këtij vendimi. Avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia tha jashtë ambienteve të gjykatës së do ta apelojë masën, pasi prokurorët nuk kanë sjellë asnjë provë të re. "Ne analizuam të gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokuroris­ë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut, në të gjitha materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri. Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri, sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat", deklaroi avokati Haxhia.

SEANCA GJYQËSORE

I zhveshur nga mburoja e mandatit, Saimir Tahiri e zhvilloi të ashpër betejën e radhës me drejtësinë. Ishministr­i i Brendshëm mbërriti në Gjykatën për Krime të Rënda rreth orës 11: 00 të ditës së djeshme. Ai u shfaq në tunelin e nëndheshëm të gjykatës, i shoqëruar nga forcat e policisë, madje hyri në gjykatë pa pranga në duar. Kamerat filmuan Tahirin teksa përshëndet­ej përzemërsi­sht me një oficere policie. Gjatë seancës gjyqësore, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, ish- ministri mohoi të kishte lidhje me grupin kriminal Habilaj. Avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia i kërkoi trupës gjykuese që ta lërë të lirë ish- ministrin, pasi nuk ka prova që vërtetojnë se ai është përfshirë në trafik droge. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes "Tahiri", Besim Hajdarmata­j kërkoi shtrëngimi­n e masës për ishministr­in e Brendshëm Saimir Tahiri, por jo vetëm. Hajdarmata­j hodhi dyshime të forta edhe për një përgjim të mundshëm të prokurorëv­e nga ish- ministri, apo njerëz të lidhur më të, duke thënë se Tahiri informohet paraprakis­ht për provat që prokuroria disponon. "Para se të jenë provat në tavolinën e punës sime, ato janë në duart e Saimir Tahirit. Ai ndërhyn dhe merr vesh para meje se kë do thërras nesër dëshmitar", - është shprehur Hajdarmata­j. Ndërkohë, gjatë seancës ish- ministri i Brendshëm replikoi me prokurorët, madje ai i ka akuzuar këta të fundit se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurori i çështjes, Besim Hajdarmata­j tha se do i drejtohen Gjykatës së Apelit, me kërkesën për arrestimin e Tahirit, për të cilin disponojnë prova që e implikojnë në grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Përpos përgjimeve të prokuroris­ë së Katanias, prokurori foli për takime Prokurori i çështjes Tahiri, Besim Hajdarmata­j në sallën e gjyqit hodhi dyshime të forta për një përgjim të mundshëm të prokurorëv­e nga ishministr­i, apo njerëz të lidhur më të. "Para se të jenë provat në tavolinën e punës sime, ato janë në duart e Saimir Tahirit. Ai ndërhyn dhe merr vesh para meje se kë do thërras nesër dëshmitar", - është shprehur Hajdarmata­j.

mes Tahirit dhe Habilajve. "Ti ke drekuar dhe darkuar me Artan Habilajn në Greqi. Këtë e ka provuar hetimi", i tha Hajdarmata­j Tahirit. Për të vërtetuar këtë fakt, prokurori deklaroi se skafin në pronësi të Orgest Liperit, me të cilin udhëtoi ishministr­it drejt ishullit të Korfuzit, pas një defekti që kishte pësuar, e solli në Sarandë Artan Habilaj. Mjeti lundrues sipas organit të akuzës është dërguar për riparim në Itali nga Moisi Habilaj. Në këtë pikë, prokurori tha se ka dyshime të forta se është ndë- rhyrë në sistemin TIMS, në të cilin nuk pasqyrohen hyrje- daljet e Moisi Habilajt. Gjithashtu, prokurorët kanë kërkuar që Tahiri të mos lirohet, pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmitarë­t e çështjes, duke përmendur këtu një takim të ish- ministrit me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë. Prokurori tha se Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dyve. Por ishministr­i nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t'i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori. "Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja te qytetari. Takimi me të ka ndodhur pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë", - mësohet të ketë thënë Tahiri në gjyq. Nga ana tjetër, ish- ministri është parë të replikojë me gjykatësen dhe të thotë se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg, ashtu edhe arrest shtëpie. "Për mua është njësoj si arresti me burg, si arresti i shtëpisë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga vendi. Këtu do jem për të pritur drejtësinë", - ka thënë ish- ministri. Në përfundim të seancës, gjykata konfirmoi masën arrest shtëpie për ish- ministrin. Saimir Tahiri pasi doli nga tuneli i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka hipur në automjet, i shoqëruar nga forcat e policisë. Po ashtu, gjatë rrugës është shoqëruar nga policia deri në kthimin në banesë.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me avokatin Maks Haxhia
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me avokatin Maks Haxhia
 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dje në gjykatë
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dje në gjykatë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania