Gazeta Shqiptare

Tatimet: Ja kushtet e përfitimit nga skema e kompensimi­t të prodhuesve bujqësorë

Dokumentet shoqëruese të aplikimit duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njësuara me origjinali­n Hapat që duhet të ndjekë fermeri për t'u pajisur me NIPT

-

Drejtoria e Tatimeve njofton se cilat janë kushtet e përfitimit nga skema e kompensimi­t të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, përmes një publikimi të ri. Sipas tatimeve, duhet përmbushur kushti që qarkullimi vjetor bazuar në shitjet e kryera për produktet bujqësore, kundrejt personave të tatueshëm, të cilët nuk përfitojnë nga skema e kompensimi­t, sipas vlerës totale të furnizimit të shënuar në faturë, nuk tejkalon kufirin minimal të përcaktuar të regjistrim­it për TVSH- në, për fermerët individual ose pa limit nëse e ushtron veprimtari­në e vet i përfshirë në shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor Një tjetër kusht që duhet të plotësojnë aplikuesit është fakti nëse furnizojnë mallra me prejardhje nga puna e tyre e kryer për aktivitete­t prodhuese bujqësore të përcaktuar­a sipas këtij udhëzimi. Subjektet duhet të pajisen me një numër identifiki­mi ( NIPT), lëshuar nga drejtoria rajonale tatimore ku ushtron aktiviteti­n, por pa iu nënshtruar detyrimit për deklarim.

PAJISJA ME NIPT

Për t'u pajisur me certifikat­ën e NIPT- it, individife­rmer paraqitet në Drejtorinë e Regjistrim­it dhe Shërbimit të Tatimpague­sve në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksio­nit sipas ndarjes, organizimi­t administra­tiv, duke paraqitur dokumentac­ionin si më poshtë: aplikimin për regjistrim sipas formularit përkatës të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshm­e të kërkuara, nënshkruar nga kërkuesi, dokumentin origjinal të identifiki­mit ( letërnjoft­imit)/ ose kopje të noterizuar të këtij doku-

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.

10. 11. KËSHIILLI DREJTUES

menti, i cili i bashkëngji­tet aplikimit për regjistrim, vërtetimin origjinal sipas formatit bashkëngji­tur këtij udhëzimi, lëshuar për fermerin, prej drejtorisë rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administri­mit të Ujërave, në bazë të të cilit

Për më shumë informacio­n kontaktoni në:

T

054 253099

E

vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit. Për aktiviteti­n prodhues bujqësor që kryhet në të njëjtin vend/ adresë ( tokë bujqësore ose adresë ku kryhet veprimtari­a bujqësore/ blegtorale) në pronësi ose në përdorim, ky vërtetim, për Njoftohen anëtarët e shoqërisë ( asamblesë) kursim kreditit ALB- Progres se më dt 18 ( tetëmbëdhj­etë) Maj 2018, ora 10.00 ne bashkinë Elbasan, Lokali Benvenuto, zhvillohet Asambleja e Përgjithsh­me e shoqërisë,( nëse mbledhja e Asamblesë së Përgjithsh­me nuk mund të realizohet për shkak të mungesës së kuorumit, Asambleja e Pergjithsh­me mblidhet përsëri brenda ditës së nesërme po në të njëjtin vend me të njëtën rend dite dhe orar, pra më dt. 19 ( nëntëmbëdh­jetë) Maj 2018 ora 10.00) me rend dite si vijon:

Miratimin e raportit të aktiviteti­t të Këshillit Drejtues për vitin 2017. Miratimin e raportit të aktiviteti­t të Komitetit te Kontrollit për vitin 2017. Miratimin e raportit të aktiviteti­t të Administra­torit për vitin 2017. Miratimi i pasqyrave financiare dhe bilanci financiar i shoqërisë dt. 31/ 12/ 2017. Miratimi i përdorimit të tepricës neto vjetore dhe ndarjes së rezultatit për vitin 2017. Miratimi i buxhetit të shoqerisë për vitin 2018. Ndryshimi/ Zëvendësim­i I njërit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shoqërisë. Zgjedhja e një audituesi të ri ligjor sipas kërkesave të ligjit nr 52/ 2016 dt 19.05.2016. Ndryshimin e kuotës së anëtarësim­it në shoqëri për anëtarët e shoqërisë në 500 ( pesëqind) Lekë. Miratimin e shpërblime­ve për organet drejruese të shoqërisë për vtin 2018. Të ndryshme.

info@ albprogres. org qëllime të pajisjes me NIPT, lëshohet vetëm në emër të një fermeri.

DOKUMENTET

Dokumentet shoqëruese të aplikimit duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njësuara me origjinali­n, të jenë në gjuhën shqipe, nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit. Drejtoria Rajonale Tatimore, pasi kryen verifikime­t përkatëse dhe vëren përmbushje­n korrekte të kushteve për regjistrim, kryen regjistrim­in e fermerit në regjistrin tatimor duke evidentuar dukshëm në faqen e regjistrim­it faktin që i regjistrua­ri është "fermer" dhe lëshon certifikat­ën e regjistrim­it ( NIPT- in) brenda një afati prej dy ditësh nga data e paraqitjes së aplikimit. Emërtimi në certifikat­ë shkruan: "Fermeri A. B." ku AB është emri dhe mbiemri i fermerit. Ky regjistrim dhe certifikat­a e NIPT- it, lëshuar fermerit është e vlefshme vetëm për qëllime të përfitimit nga skema e kompensimi­t të prodhuesve bujqësorë sipas këtij ligji. Çdo përdorim i NIPT- it të lëshuar fermerit nga ana e tij apo nga persona të tjerë për qëllime të tjera të ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë udhëzim është në kundërshti­m me qëllimin e përdorimit të tij.

 ??  ?? Drejtoria e Tatimeve
Drejtoria e Tatimeve
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania