Gazeta Shqiptare

Rrëmbyen dhe tentuan të përdhunojn­ë 13- vjeçaren, arrestohen 3 të rinj

"Jemi të tronditur. Ata që më bënë me njollë vajzën, të varen në litar!" Nëna e të miturës: E morën zvarrë dhe e çuan në një shtëpi të pabanuar, e gjeta të lidhur e në gjendje shoku

-

Një 13- vjeçare nga Fi eri është marrë peng në oborrin e banesës së saj dhe është tentuar të përdhunohe­t nga tre të rinj. E mitura ishte nisur për të parë televizor tek shtëpia e xhaxhait, kur një bashkëfsha­tar i saj dhe dy shokët e këtij të fundit e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë çuar në një shtëpi të braktisur, ku kanë tentuar që të kryejnë marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Ka qenë nëna e 13vjeçares, e cila ka shpëtuar të bijën nga duart e pengmarrës­ve. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit dje bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Arapaj të Roskovecit. Pas denoncimit të prindërve të 13- vjeçares, blutë arrestuan tre agresorët. Bëhet fjalë për 24vjeçarin Jorges Dosti, banues në fshatin Arapaj; 22vjeçarin Redion Tereziu dhe 24- vjeçarin Marjus Çalamani nga fshatin Vlosh të Roskovecit. Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë marrë forcërisht të miturën dhe kanë tentuar që ta përdhunojn­ë në një banesë të pabanuar, por nuk kanë mundur. Materialet në ngarkim të tre agresorëve i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Marrëdhëni­e seksuale me të mitur" e mbetur në tentativë. Pas ngjarjes kanë reaguar ashpër prindërit e vajzës. Ata deklaruan për "Gazeta Shqiptare" se vajzën e gjetën të lidhur dhe në gjendje shoku. "Ata që më bënë me njollë çupën të varen në litar", u shpreh nëna e të miturës, Manushaqe Lushka.

NGJARJA

Familja Lushka nga fshati Arapaj jeton në kushte të vështira ekonomike. Ata nuk kanë televizor, ndaj vajza e tyre 13- vjeçare shkonte për çdo mbrëmje tek shtëpia e xhaxhait të saj në këtë fshat. Rreth orës 21: 00 të së hënës ajo ka dalë nga shtëpia e saj, por është rrëmbyer nga tre të rinj. Njëri nga pengmarrës­it është Jorges Dosti, i cili mësohet se kishte njohje me familjen Lushka. Madje, ai shkonte shpesh në shtëpinë e vajzës së mitur dhe kjo e fundit shkonte tek shtëpia në ndërtim e familjes Dosti, me porosi të nënës së djalit për të vaditur lulet. Sipas policisë, të rinjtë e kanë marrë forcërisht 13- vjeçaren dhe e kanë çuar tek banesa e Dostit. Pasi e kanë lidhur, ata kanë tentuar që ta përdhunojn­ë. Ndonëse e dinte se e bija ishte nisur për tek xhaxhai i saj, Manushaqe Lushka nga meraku ka pyetur këtë të fundit nëse ishte atje. Sapo ka mësuar se vajza nuk ndodhej tek kunati, Manushaqja e tronditur ka nisur të kërkojë vajzën nëpër fshat. Në një moment ajo ka parë një djalë duke bërë roje te banesa në ndërtim e sipër dhe ka shkuar atje. E ndërsa, rrëmbyesit janë larguar me vrap, Lushka ka gjetur vajzën në gjendje shoku. Aty ka shkuar edhe bashkëshor­ti i saj invalid, i cili është tronditur kur ka parë të bijën me duar të lidhura dhe me një shuk lecke në gojë.

DËSHMIA E PRINDËRVE

"Jemi tejet të tronditur nga ajo që ndodhi. Ata që më bënë me njollë çupën, të varen në litar. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Atë e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. Autorët i pashë që dolën nga dritarja e banesës

që është në ndërtim e sipër. Matanë rrugës është kjo shtëpia e papërfundu­ar ende dhe shkuam aty me burrin. Vajzën e gjeta të lidhur me litar", u shpreh mes lotësh nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka. Ndërsa, bashkëshor­ti i saj tha: "Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. Vajzën e gjeti grua-

ja tek banesa që po ndërtohet atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunoni­n. Kur u afrova unë, ata ikën me vrap nga dritarja, ishin tre. Vajza ishte e lidhur nga duart, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. Erdhi policia, na mori edhe ne me vete".

 ??  ?? Nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka, duke folur për “GSH”
Nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Shtëpia e pabanuar ku u tentua përdhunimi i të miturës
Shtëpia e pabanuar ku u tentua përdhunimi i të miturës
 ??  ?? Banesa e familjes Lushka
Banesa e familjes Lushka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania