Gazeta Shqiptare

Shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë, plagosen rëndë burrë e grua

Policia: Dyshojmë se ngjarja ka marrë shkas për motive pronësie Fqinjët: U tmerruam, çiftin e gjetëm të mbytur në gjak

-

Një shpërthim i fu qishëm me eksploz iv ka tronditur Tiranën mëngjesin e djeshëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 06: 22 në një banesë private në zonën e Mëzezit. Mësohet se nga shpërthimi i lëndës plasëse kanë mbetur të plagosur burrë e grua. Bëhet fjalë për bashkëshor­tët Lulëzim e Lirie Selfo, të cilët janë dërguar urgjentish­t në spital për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, dy të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësis­ht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zhurma e fortë e tritolit ka terrorizua­r jo vetëm të zotët e banesës, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas sinjalizim­it për shpërthimi­n me eksploziv, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­m dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes bënë me dije se bashkëshor­tët Lulëzim dhe Lirie Selfo kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë, kur teksa kanë hapur derën ka ndodhur shpërthimi dhe ata kanë rënë të plagosur në tokë. Të njëjtat burime pohuan se dyshohet që të ketë qenë me mekanizëm të instaluar në derën e banesës së çiftit Selfo dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur pas

një konflikti për motive pronësie. Pavarësish­t këtij dyshimi, policia po heton edhe në pista të tjera. Do të jenë hetimet në vijim që do të hedhin dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka përfshirë në panik banorët e Mëzezit. Pas ngjarjes së rëndë, fqinjë të familjes Selfo treguan për "Gazeta Shqiptare" se si i gjetën të mbytur në gjak burrë dhe grua. "Jemi tronditur nga ajo që ndodhi. Ishim duke u marrë me punët e mëngjesit kur dëgjuam një zhurmë të fortë. Dolëm jashtë, ndërsa më-

suam se shpërthimi kishte ndodhur në banesën e Lulëzim e Lirie Selfos. Shkuam menjëherë te banesa e tyre dhe u tmerruam kur gjetëm burrë e grua të mbytur në gjak. Lajmëruam policinë, e cila erdhi shpejt në vendngjarj­e, ndërsa dy të plagosurit i çuan në spital. Nuk gjejmë fjalë të themi për këtë ngjarjeje. Policia duhet të gjejë dhe të kapë autorët. Ndihemi të pasigurt, ndaj organet kompetente duhet të marrin masa për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë", thanë fqinjët e familjes Selfo.

 ??  ?? Banesa e familjes Selfo ku ndodhi shpërthimi
Banesa e familjes Selfo ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania