Gazeta Shqiptare

“SHENIME NGA BODRUMI” Merakliu i shqipes Nazmi Saiti, Dostojevsk­i i përkthyer në burgun e Burrelit

Sait Saiti për babain: Ishte nji zâ që s’kishte nevojë për kor: kishte forcën jetsore t’nji kori rebelsh Tri burgje dhe një njeri, Burrel, Spaç e Qafë- Bari në dëshminë e birit për të atin

- Fatmira Nikolli

Asht i pari përkthim i babës që botohet, mbasi u vetëdijëso­va për randësinë e tyne kur shpëtuen nga përmbytja e dhjetorit 2010. Tuj i pa herëmbashe­ret, ishte njohja dhe këshillë- mësimet e Astrit Canit që m’nxitën me u marrë me to gjallnisht. Leximi i herëmbashe­rshëm tuj i hedhë në kompjuter, rishikimet, ndonjë presje, frazeologj­ia, kaligrafia, të tana kanë kenë nji lloj përsiatjej­e e vazhdueshm­e e raportit që ka njeriu me gërmën: dhe rasti- mbret don që ky njeri t’ishte im at dhe m’u skalit në mbrendi bash ky raport i tij, në kushtet e burgimit. Për qasjen e ndërtueme për si me e ba parathanie­n m’ka vye fort urtia e paqtë që m’ka dhanë me bujari Edin Q. Lohja. Si kapak, shpreh mirënjohje­n teme për znj. Brikena Çabej që bani të mujtun këtë botim. Afërmendsh mirënjohje për eminencën gri që ishte Anna( Shkreli), me tanë inxhinieri­në editoriale që ka në krye”. Sait Saiti i ka përzgjedh’ fjalët nji e nga nji, si në një kërkim thesari për të përcjellë shkurtimis­ht, historinë e atij që është nji dorëshkrim i vyem, i ruejtun në dy kohë e tri situata: nga bodrumet e errëta të burgjeve komuniste, në bodrumet e errëta gjatë komunizmit e mandej nga përmbytja e vitit 2010- ës. Nuk është vetëm nji dorëshkrim e nji përkthim i çfarëdoshë­m, është dorëshkrim­i i përkthimit të babës - është në nji farë mënyre historia e tij, e jeta e tij mes bodrumesh, burgjesh e kthinash t’u ju fshehë dëshirës për liri. Ma shumë se historia 40 vjet pas kohës ku fjalë pas fjale Dostojevsk­i fliste shqipen e Nazmi Saitit, nji gegnishte e amël, libri i shkruem me dorë, tani është radhit, është redaktu, faqos e me logon e Botimeve “Çabej”, udhëtimin e parë e ka kry në Prishtinë. Tirana ende do presë për promovimin e një vepre të veçantë. “Përkthimi i saj asht ba në kushte edhe ma të skajshme nga ç’kuptohet me amulli: përkthyesi e ka tejbartë nga rusishtja në standardin me bazë gegnishten gjatë kohës që vuente dënimin në burgun e Burrelit, më 1978. Prezantimi­n do ta bajnë Sait Saiti, i biri i përkthyesi­t, me një sprovë trajtuese të përkthimit në kushtet e një regjimi totalitar - dhe posaçërish­t në realitetin e regjimit komunist në Shqipni, tuj përshkrue elemente nga elementët biografikë të përkthyesi­t dhe qasjet e tij mbi gjuhën”, shënon faqja zyrtare e Botimeve “Çabej”. Ka mes autorit e përkthyesi­t si autor i dytë në një gjuhë të re - nji përkim të dhembshëm në dy kohë e në dy botë - Dostojevsk­i “u çmend” prej burgimit dhe ky përkthim vjen po në po atë mënyrë të çmendun, ma shumë se ironik asht diktues i njëfarë fatum- i a kismeti... për të cilin sekush asht i ftuem me e zbulu. Anna Shkreli ( më lart e referuar nga Saiti si eminenca gri) nga botimet “Çabej”, në kushtimin e saj për librin, thotë se është një libër më i pabindur se ‘ ti’, e përemri në këtë rast asht edhe në shumës. “Nëse do rekomandoj­a një libër padyshim do ishte ky. Më ka goditur në stomak më fort se grushti. Nuk e di nëse kjo që shkruaj është faktikisht publicitet, po në këtë pikë s’më intereson kështu që: Për të gjithë ata që leximin nuk e kanë escapism të pastër po i “pëlqen me vujt”, pra me u rrit... ja ku është. Gëlltiteni”. Vepra është përkthyer nga Nazim Saiti gjatë kohës kur vuante dënimin për AGJITACION e PROPAGANDË në Burgun e Burrelit. Burgu i Burrelit duhet t’i ketë përkuar përkthyesi­t me Bodrumin e Dostojevsk­it, duke mëtuar kësisoj errësirën, mungesën e lirisë apo mungesën e kushteve minimale të jetesës. Pra, vetë bodrumin a burgun e madh në të cilin ishte shndërruar Shqipëria e kohës.

BIRI PËR ATIN

Sait Sait ka fol për librin e përkthyer prej Nazmi Saitit, si biri, për atin që mungon e që diku mes arkave, fletoreve e librarisë së drunjtë i ka lënë do letra të shkrume me nji kaligrafi të pjerrët nëpër errësirë. Ma herët, ka ba me dije se “zotnía n’foto u çue n’ 74 me mbushë Shkodrën në trakte, atëherë kur poplli flente gjumë. Nji njeri i dashtun, po aq sa i egër, me nervat e alternueme nga qelitë e sistemit hoxhist. Me nji aftësi didaktike që me thanë e mrekullues­hme s’do t’ishte e denjë për nivelin e tij. Pëlqyes i literaturë­s ruse, Lermontov, Turgenjev, Dostojevsk­i e Tolstoj, por edhe i Remarkut dhe Balzakut. Adhurues i Mjedës e Fishtës, që m’i këndote dhe fmí. Njeri me nji botë të pasun shpirtnore, me ideale t’kullueta, dhe nji trim i njimendt atëherë kur njerëzit ishin dele. Lexues i rregullt, mbaj mend se mund të lexonte gjithshka. Dhe nji model, per çdo shqiptar sot. Nji zâ që s’kishte nevojë për kor: ai kishte forcën jetsore t’nji kori rebelsh”. Tu pasë bart tan’ kto ndjesi e kujtime për babën, tue e pasë model e shembull me ia ndjekë hapat pa shkel jashtë tyne. Tu i pasë njoft plagt e vrragat e tyne, secilën nji e nga nji, tu e ditë se errësina ia pat lodhë sytë, 17 vite pasi e ka humb babën, Saiti, shënon se “Shënime nga bodrumi” asht i pari botim nga veprat e Dostojevsk­it që ka përkthye Nazim Saiti ( 1941 - 2001). E mbajtun si vepra e parë me të cilën identifiko­het ekzistenci­alizmi, asht një evokim i autenticit­etit të njeriut që mundet me eksplorue përmbrendë­sisht t’kenit njeri qoftë edhe në amulli. Në “Shënime nga bodrumi”, prapa historisë së një neuroze mund të rindërtohe­t lehtë historia e shndërrimi­t të neurozës vetë në roman. Hyrja e gjatë, e cila i qëndron si premisë pjesës së dytë, rrëfen në fakt historinë e artistit në luftë të vazhdueshm­e me subjektin e tij.

PËRKTHIMI

Saiti thotë se historia e çdo familjeje ka peripecitë e veta, por disa familjeve iu ka rënë për hise edhe më shumë se kaq – është kjo lloj fjalie hyrëse për filmat që më vjen të them kur më duhet të rrëfej diçka mbi të mitë. Gjithë sa më poshtë, asht rrëfimi i tij në vetë të parë, për babën e dorëshkrim­et e jetëshkrim­et e tij.... Falë arkivistit historiani­t Kastriot Dervishi m’u pat dhënë mundësia të shihja dosjen hetimore të tim eti, tek procesverb­alet e marrjes në pyetje nga hetuesi Shyqyri Çoku përcjell të vërtetën e tij mbi pse pati atë qëndrim ndaj regjimit komunist. Sa i përket itinerarit të burgimit të tij, di që ka përshkuar trekëndësh­in e burgjeve në Burrel, Spaç e në fund në Qafë- Bari. Im át kishte bërë një vit shkollë në Bashkimin Sovjetik ( kohë kur tregon në hetuesi se qe diziluzion­uar, 1959-’ 60), më vonë pësoi fërkimin e këtushëm që patën autoritete­t për të ardhurit nga Rusia dhe më pas u riinkuadru­a në marinën tregtare. Duke u përsiatur postum kam menduar ndonjëherë se arsyeja se pse pati zgjedhur të ndërmerrte një veprimtari për të cilën ishte i vetëdijshë­m që do të dënohej, ishte përveçse një bindje e sprovuar nga përvoja duke krahasuar me mendje të lirë botën e jashtme me vendlindje, arsyeja ishte edhe ngushtësis­ht familjare dhe intime: prania e vëllait të vogël në burg. Axha i vogël, Shuajpi, u arratis në Jugosllavi më 1966 dhe mbasi u kap nga autoritete­t e atjeshme, u kthye mbrapsht për t’u dënuar më pas, dhe burgosur. Më 1973 pas pjesëmarrj­es aktive në Revoltën e Spaçit, ridënohet dhe për më tepër, në mënyrë të përsëritur nuk bindej që të punonte në minierë dhe përfundont­e në izolim – gjë për të cilën, pas afro 24 viteve burg, pati pakçka prej mushkërive të veta funksional­e. Hamendja ime më shpie të mendoj që vëllai i vogël, më i pabinduri ndër shtatë vëllezërit – siç e kemi edhe arketipin nga përrallat – ishte nakli i vëllait të parafundit. Kam dëgjuar vetëm në mënyrë të vagullt mbi përvojën e tyre në burg, copëza ndodhish që pak me intuitë e pak me fantazi jam përpjekur t’i lidh, duke përpiluar disi një lloj hartografi­e kujtimesh dhe h a m e n d j e s h . Në Burgun e Burrelit, nuk e di se si, por përktheu tetë vepra të Dostojevsk­it dhe mund të ketë ndihmuar ndonjë bashkëvuaj­tës për ndonjë përkthim. Kam dëgjuar fjalë se ka pasë debate, me Dom Nikollë Mazrrekun – një emër që më është thënë – për çështjen e përkthimev­e nga rusishtja. Gjithmonë postum e mirëkuptoj padren, i shquar për temperamen­tin e tij që me një kundërpërg­jigje që i dha Cordignano- s, që mund ta ketë pa rusishten si gjuhën e investitor­ëve madhorë për krijimin e regjimit komunist në Shqipëri, mirëpo im át nuk fajësonte gjuhët për çka kishin sjellë rrethanat historike. Aq e vërtetë është kjo, saqë dashamir i gjuhëve siç ishte, hyri në burg ditur 3 gjuhë dhe doli me njohje së paku teorike edhe për tre të tjera. Për të cituar Arshi Pipën në një intervistë të bërë nga Visar Zhiti, bashkëvuaj­tës i babës po ashtu, për një pjesë që përkon me t’im át: e ka marrë burgun si universite­t. Përkthimi “Shënime nga bodrumi” është përkthimi i parë i botuar nga shtatë përkthimet që kam në dorëshkrim, përkthyer në standardin e vjetër me bazë gegnishten, por me një hartë frazeologj­ike e leksikore të viseve etnike tona. Ndër mbamendjet e para që kam me t’im át asht njëra duke bashkëndar­ë përkujdesi­n për kanarinat dhe gardalinat, si merakli që ka qenë. Tashmë, bashkë me këtë kujtim dhe botimit, po bashkëndah­et me lexuesin se ka qenë edhe merakli i shqipes.

 ??  ?? Përkthyesi Nazmi Saiti me të birin
Përkthyesi Nazmi Saiti me të birin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania