Gazeta Shqiptare

"Çfarë më thoshte Agim Krajka. Ndieja se disa këngëve u kishte ikur koha"

-

emocionet e sallës së Operas dhe Baletit, ku në mos gaboj është mbajtur festivali atë vit që kam kënduar këtë këngë. Është një këngë që është bërë virale, këndohet kudo dhe nga kushdo. Më vjen shumë mirë që i ka rezistuar kohës, sepse pothuaj ka humbur fillesa e saj. E kam kënduar edhe unë këtë këngë, edhe pse pakkush e di. E këndova dhe më pas mori tjetër kah. - Është bërë pothuaj një këngë popullore, në sensin që duket sikur e ka humbur autorin, apo jo? Po, është një këngë që e ka humbur. Më vjen mirë. Unë kam kujtime e nostalgji me të. E gjithë performanc­a ime do të jetë nostalgji dhe uroj që me orkestrime­t e reja që janë bërë, t'i sjell bukur. Ky koncert edhe për mua ishte një gjë e mirë. Mua më shtoi diçka, më dha diçka, më mbushi. Kishte disa këngë të miat, që unë ndihesha sikur u ka ikur koha, por me orkestrime­t që janë bërë tani kanë ndryshuar, kanë riardhur në kohë dhe jam shumë e gëzuar, përveç asaj që mbaj në zemër, nostalgjis­ë. - Sa vite kanë kaluar nga hera e parë që ke kënduar "Pragun e vegjëlisë"? 30 vite? Po besoj, ndoshta edhe më shumë. Nuk e kujtoj dot. Unë e kam pasur me një formacion të vogël, Myfaretja e ka pasur me një formacion më të madh. Prandaj unë nuk jam shumë e dëgjuar, nuk jam shumë... Më erdhi dita që ta këndoj unë me formacioni­n që kam ëndërruar, e që atëherë nuk ma dhanë; e këndoi Myfaretja sepse sa kishte dalë edhe Myfaretja dhe ishte edhe në modë dhe e ka kënduar shumë bukur në fakt. E ka kënduar më pas edhe Sandër Gjoka, e tani, a mund ta këndoj pak edhe unë se e kam kënduar edhe unë dikur ( qesh). - Këngët e tua të para kanë edhe histori të kohës kur u bënë, si u bënë, bashkë me pengjet që mbeten prej tyre, si çështja e formacioni­t të vogël që t'u dha. Ka qenë pra e vështirë të dalësh në skenë, ashtu siç do, atë që të takonte? Unë kam dashur shumë që ta këndoja me formacion të madh "Pragun e vegjëlisë", meqë po më pyet për këtë çështje. Ishte sistemi i tillë atëherë që këndohej një me formacion të madh e një me të vogël. Për mendimin tim, nuk më tingëlloi dhe disi sikur më humbi. Ja ku erdha prapë, fati im dhe do e bëj si kam dashur. Sigurisht që çdo këngë ka një histori më vete, si kënga "Më dhe dritë nga syri yt" që do ta këndoj. - Cila është historia e saj? Me këngën "Më dhe dritë nga syri yt" unë isha ende vetëm. Kisha kënduar "Ore, ore, Lule bore" dhe pastaj ishte kënga "Më dhe dritë nga syri yt" dhe pastaj nisëm të dalim bashkë unë dhe Eranda. Unë pata një dublant, Luan Zhegun dhe për shembull Agim Krajka më thoshte "Si i bën këto kalimet kështu, kaq të çuditshme". Atëherë nuk kuptoja gjë, sot i kuptoj. Më kujtohen tani ato vrapimet që bënim te shtëpia e Krajkës, që bënim provat atje. - Krajka ka qenë kompozitor i rreptë, apo jo, i ashpër në punë? Unë nuk besoj që ka artist që në themel të shpirtit të vet të ketë rreptësinë. Artisti, në kuptimin e mirë të fjalës mund të jetë çakmak nga trutë - mirëpo i rreptë e me kërkesa profesiona­le, jo, nuk është Krajka ashtu. - Një prej këngëve që këndoni sonte është "Kush ka goca- botën ka". Duket, sikur e ka thyer disi atë paragjykim­in shqiptar për vajzat, paragjykim­in e një shoqërie që do të lindin vetëm djem, apo jo? Unë këtë qëllim kam pasur. Me gjithë respektin që kam për djemtë, sepse nuk bëjmë dot pa ta, ka pasur shumë këngë ku këndohej vetëm për djemtë, gëzohej ku lindnin djem, shtihej pushkë kur lindnin djem, bëhej dasmë ku lindnin djemtë - të gjitha atributet i kanë vetëm djemtë. Unë e kuptoj që ne nuk bëjmë dot pa ta, por as ata nuk bëjnë dot pa ne. Ky maskilizmi mua nuk më rri shumë për shtat. Ndaj kam bërë një kondrapunt. - Keni kohë që i keni nisur provat për koncertin "Divat", por sonte në darkë, a ka vend ende për surpriza? Pse duhet të vijmë t'ju shohim sonte? Të vini për faktin se jemi katër femra në skenë për shembull? Femra është gjithnjë e bukur në skenë. Edhe sikur të dalë në skenë e të mos bëjë asgjë, meriton të shihet, edhe sikur të dalë aty të bëjë një ecje si në pasarelë me një veshje të bukur; e jo më kur janë katër këngëtare që dalin në skenë e këndojnë këngët e tyre më të mira. Ne jemi katër veta, gocat kanë zëra potentë dhe unë nuk mund të parashikoj çfarë mund të bëjmë ne atje jashtë skenarit. Këtë nuk e di se ç'do bëjmë. E di që ne na rrëmben ajo magjia e sallës e skenës. - Pra, ti mund të marrësh mikrofonin dhe të hysh nëpër sallën e të këndosh "a capella"? Unë mund të bëj çfarë të më dojë qejfi mua. Kuptoj, brenda një logjike të skenarit dhe besoj se këtë do të bëjnë edhe shoqet e mia. Por kjo është ajo pjesë që ne nuk e parashikoj­më. Pastaj sa për rregullat e skenës dhe etikën, ne i dimë shumë mirë. Por, këto gjërat që mund të ndodhin, të paparashik­uara, na rri në ajër të katërtave. Të gjitha jemi njëra më e "marrë" se tjetra. - Ka gjasa të këndoni edhe me publikun, siç ndodh në koncerte të mëdha si ky? Po, patjetër. Kemi pjesë që do përfshijmë publikun, i cili shpresojmë të jetë i nxehtë e të na përkrahë, sepse ata na japin forcë ne. Pa shuplakat e sallës nuk ia dalim dot. - A ka një veshje të veçantë të këngëtarev­e? Të them të drejtën, me njëratjetr­ën nuk jemi parë as nuk jemi marrë vesh. Ne aty do të dalim secila me stilin e vet, unë brenda llojit tim, e secila sipas të vetit. Ju siguroj që do të ketë edhe këmbë përjashta, por jo shumë, mos kini frikë. Me masë çdo gjë. Unë jam e mbuluar kokë e këmbë për çdo rast. Unë i kam kushtuar shumë, shumë, shumë rëndësi çdo gjëje - këngëve që kam vetëm, këngëve që kam me gocat po ashtu. - A do të keni edhe të afërm në sallë? Do të kemi patjetër. - Do të vijë Ataoli? Djali im e ka marrë ftesën dhe e vendos vetë ai, se nuk dua ta ngarkoj me emocione.

 ??  ?? Irma Libohova
Irma Libohova
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania