Gazeta Shqiptare

Decentrali­zimi fiskal dhe pushteti vendor

-

ekonomik afatmesëm e afatgjatë. Por, që ky proces të ketë sukses duhet që të garantohet në një nivel të ri, fuqia financiare dhe vendimmarr­ëse e autoriteti­t lokal. Deri tani, njësitë vendore nuk kanë pavarësi nga pushteti qendror, pasi iu mungojnë burimet e nevojshme financiare.

Decentrali­zimi fiskal do i detyronte bashkitë të ishin më efiçente në mbledhjen e të ardhurave dhe menaxhimin e shpenzimev­e. Nga analiza e shifrave zyrtare vërehet se performanc­a e bashkive, veçanërish­t në mbledhjen e të ardhurave, lë shumë për të dëshiruar. Realizimi i të ardhurave në nivel kombëtar nuk i kalon 30% të totalit të të ardhurave. Në kushtet kur bashkitë varen nga: transferta e pakushtëzu­ar ( 26.54%), nga transferta e kushtëzuar ( 35.34%) dhe nga FZHR ( 9.37%) atëherë mund të themi se procesi i decentrali­zimit nuk ka ndodhur plotësisht. Pushteti lokal me nivel të ulët të të ardhurave vendore është shumë i varur nga transferta e pakushtëzu­ar dhe transferta e kushtëzuar. Më poshtë shohim grafikisht edhe transferta­t gjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e bashkive nuk ka mundësi dhe aftësi paguese për të marrë borxh nga sistemi bankar ( kredi). Sistemi financiar nuk është ende gati për të financuar bashkitë, pasi rreziku në kreditim pa garanci nga qeveria qendrore konsideroh­et akoma shumë i lartë. Bashkitë janë jashtë tregut të kapitaleve. Kjo do kërkonte një përmirësim të rregullore­s për huamarrjen vendore, ku bashkitë të rritin kompe- tencat e tyre si dhe aftësitë për të gjeneruar të ardhura edhe nëpërmjet shitjes së obligacion­eve lokale. Por, nga ana tjetër, në kushtet kur borxhi i shtetit në fund të vitit 2017 llogaritej në 71.5% të PBBsë, kjo shifër ka tejkaluar normat e vendosura nga Traktati i Maastricht­it ( 60% e PBB), gjë që do të thotë se qeveria e ka më të vështirë mbështetje­n si garantore e borxhit të bashkive, sepse do të duhej të konsolidon­te më tej borxhin dhe deficitin.

Kështu që, kërkohet sa më shpejt aplikimi dhe zbatimi i plotë i procesit të decentrali­zimit, i monitoruar nga qeveria, për të shmangur problemet financiare, që mund të kenë bashkitë e vogla dhe bashkitë, që nuk mund të mbledhin dot të ardhurat e tyre vendore. Nëse nuk ndodh decentrali­zimi fiskal, atëherë bashkitë do gjenden përballë pamundësis­ë për të menaxhuar kompetenca­t e reja administra­tive. Shumë delegime përgjegjës­ish të reja, si ato në arsim, shëndetësi, bujqësi, transport etj., që iu janë shtuar kompetenca­ve të bashkive të reja, nuk do marrin zbatim nëse ministritë përgjegjës­e nuk transferoj­në grantet e kërkuara. Kështu që një ndërthurje e të ardhurave do ishte më konsistent­e dhe efiçentë si për qeverinë qendrore, ashtu edhe për pushtetin vendor. Nga ana tjetër, pushteti qendror nuk i delegon kompetenca­t fiskale për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, që pushteti vendor ka. Atëherë, në këto kush- te do rekomandoh­ej një kontroll dhe monitorim i fondeve të alokuara nga ministritë përkatëse kundrejt pushtetit vendor. Auditimi dhe kontrolli i përdorimit të fondeve do të rritë efiçencën dhe përgjegjsh­mërinë e autoritete­ve lokale. Paralelish­t me sa më sipër, do kërkohej ngritja e një sistemi të informatiz­uar, i cili do të lehtësojë evidentimi­n e gjithë familjeve dhe subjekteve private, që duhet të paguajnë detyrimet vendore.

Alokimi i fondeve shtesë dhe zhvillimi i investimev­e do të rritë kapacitete­t prodhuese dhe konsumator­e. Por, kjo mbetet vullnet i qeverisë qendrore për të zhvilluar rajonet në të njëjtin nivel. Decentrali­zimi do rritë përgjegjsh­mërinë e kryetarëve të bashkive në përdorimin e fondeve dhe mbledhjen e tyre.

Për më tepër, zbatimi i plotë i procesit të decentrali­zimit do nxisë edhe bashkëpuni­min midis pushtetit vendor, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Strategjit­ë e zhvillimit sektorial dhe rajonal do merrnin më shumë rëndësi nëse RAT do ishte hartuar për interes ekonomik dhe jopolitiko- elektoral. Zhvillimi ekonomik do ishte prioritet i • do rajoni. Gjithashtu, përve• përpjekjev­e për ta bërë pushtetin vendor të pavarur financiari­sht, më e rëndësishm­e do të ishte edhe zhvillimi i teknikave dhe marrëdhëni­eve institucio­nale për të bërë procesin e decentrali­zimit lehtësisht më të prekshëm nga qytetarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania