Gazeta Shqiptare

Që sot për të mbrojtur pyjet dhe mjedisin

-

zhin e mrekullues­hëm që ofron natyra, me malet e Moravës, Malit të Thatë, Ivanit dhe Gramozin më në lindje, pyjet e kullotat, liqenet e Ohrit dhe Prespës, arat dhe fushat të qëndisura nga duart e fermerëve të këtij qarku, si dhe ekzistenca e parqeve kombëtarë të mbrojtura, janë padyshim atraksioni më pozitiv i këtij qarku. Ndaj dhe me të drejtë zhvillimi i qëndrueshë­m i turizmit është deklaruar si prioritet i ekonomisë lokale.

Një vlerë tjetër e shtuar, që në të ardhmen do të mund të shërbejë edhe si markë e rajonit, është Rezerva Ndërkufita­re e Biosferës OhërPrespë, e para rezervë ndërkufita­re biosfere në Ballkan, që ofron modele të konservimi­t të biodiversi­tetit, të aktivitete­ve ekonomike të bazuara në zhvillimin e qëndrueshë­m dhe të monitorimi­t, kërkimit dhe edukimit për mjedisin natyror.

Por përveç kësaj panorame, që synon tek ardhmëria, zhvillimi i turizmit dhe i veprimtari­ve të tjera ekonomike në këtë trevë sfidohet nga rreziqet e ndryshme të lidhura me mjedisin, në veçanti nga keqtrajtim­i i pyjeve. Fenomenet negative si prerjet e paligjshme, djegia e pyjeve e kullotave, gjuetia e pakontroll­uar, që aktualisht janë të pranishme në të gjithë territorin e qarkut po çojnë në humbjen e biodiversi­tetit dhe në dëmtime të pakthyeshm­e të ekosisteme­ve natyrore të basenit Ohër- Prespë, veçanërish­t të ekosisteme­ve pyjore, me pasoja për jetën e banoreve të sotëm dhe të brezave të ardhshëm.

Konsumi i druve të zjarrit për ngrohje sjell pasoja edhe në ndotjen e ajrit. Gjatë periudhës nëntormars, ndotja e ajrit në qytetin e Korçës arrin vlerat maksimale në shkallë vendi, deri ne 109,63 mikrogram për m3, për sa i takon PM10, grimca të ngurta pezull në ajër, ( grimca ndotëse me një diametër më të vogël se 10 mikrometër). Këto grimca konsideroh­en si rreziku më i madh shëndetëso­r për zonat e urbanizuar­a, pasi depërtojnë në pjesën e poshtme të mushkërisë duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe duke komproment­uar ecurinë e turizmit në periudhën e dimrit.

Me ligjin Nr. 48/ 2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005, ‘ Për pyjet dhe shërbimin pyjor’, të ndryshuar”, pyjet e tokat pyjore që ndodhen brenda territorit administra­tiv të bashkisë, transferoh­en në pronësi të saj, me përjashtim të zonave të mbrojtura. Ligji përcakton krijimin e strukturës përgjegjës­e për pyjet dhe kullotat në përbërje të bashkisë, si organ i specializu­ar i shërbimit pyjor në nivel vendor, me atribute teknike, menaxhuese e këshillimo­re. Por gjykojmë se ky shërbimi i

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania