Gazeta Shqiptare

Anëtarësim­i i Ballkanit në BE, e vetmja alternativ­ë

“Deutsche Welle”

- Nga Ani Ruci

( vijon nga faqja 1)

... ( 15/ 05/ 2019) në Sofie. Ajo zhvillohet në prag të samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe organizohe­t nga Komiteti Ekonomik dhe Social Europian ( EESC) dhe Instrument­i i Komisionit Europian për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informacio­nit ( TAIEX), nën kujdesin e Presidencë­s bullgare të Këshillit Europian. Përfaqësue­s nga shoqëria civile e BE dhe BP, sindikatat, institucio­net e BE, diplomatë, zyrtarë të lartë të Bullgarisë do të diskutojnë për situatën aktuale në rajon.

Rrugët për integrimin ekonomik, kohezionin social, dhe konektivit­etin mes rajonit dhe me BE, të drejtat e grupeve vulnerable, barazia gjinore si parakushte për perspektiv­ën europiane, janë temat qendrore të konferencë­s së sotme. Konferenca do të përpilojë rekomandim­e për krerët e shteteve dhe qeverive të BE që do të takohen këtë javë në samitin e 17 majit.

Ballkani Perëndimor ka shansin e të ardhmes europiane

Ballkani Perëndimor është ndër rajonet më të varfër në Eu- ropë. Sipas EESC, “vendet e rajonit mund të arrijnë për 40 vjet konvergjen­cë të plotë me standardet e jetesës së BE”. Por situata aktuale në BP shfaqet edhe më e vështirë po të kihet parasysh korrupsion­i, ndikimi i krimit të organizuar, dobësia e institucio­neve shtetërore dhe sundimit të ligjit, diskrimini­mi ndaj grupeve shoqërore vulnerabël dhe në minorancë. Rajoni ka një shans unikal për të dalë nga kjo situatë: përputhjen e interesit të tij për të hyrë në BE me interesin e BE për ta pasur pjesë të tij. Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social, Luca Jahier tha për DW:

“Gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shansin të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane. Për të siguruar që procesi është krejtësish­t në pronësi të gjithë qytetarëve, organizata­t e shoqërisë civile duhet të përfshihen plotësisht në Planin e Veprimit të Strategjis­ë së miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor”.

Bashkëpuni­mi çelësi për të përshpejtu­ar zhvillimin ekonomik dhe social

Pa zhvillim ekonomik dhe social, pa bërë të vetat vlerat që janë në themel të BE, nuk mund të flitet për progres në procesin e hyrjes në BE. Bashkëpuni­mi mes BE dhe BP për të ecur në këtë drejtim është e vetmja rrugë. “Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë një interes të përbashkët për të punuar më fuqishëm së bashku dhe për t’u garantuar të gjithë qytetarëve tanë zhvillim ekonomik dhe social si dhe siguri. E ardhmja e rajonit është një e ardhme europiane. BE dhe vendet e BP kanë përfituar nga progresi në procesin e integrimit, tregtia është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit. BE është sot partneri i parë tregtar i rajonit, investitor­i më i madh dhe partneri më i besueshëm politik dhe gjeostrate­gjik. Jam i bindur se nuk ka alternativ­ë tjetër si për BE ashtu edhe BP, përveç të hedhin hapa të vazhdueshë­m, transformu­es dhe të qëndrueshë­m drejt anëtarësim­it të plotë”,- theksoi për DW, Presidenti i EESC, Luca Jahier.

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian është një organ konsultati­v i themeluar në vitin 1957 nga Traktati i Romës. Ai ka 350 anëtarë nga gjithë Europa që emërohen nga Këshilli i Bashkimit Europian. Komiteti përfaqëson shoqërinë e organizuar civile. Roli i tij konsultati­v u mundëson anëtarëve dhe organizata­ve që ata përfaqësoj­në, të marrin pjesë në procesin vendimmarr­ës të BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania