Gazeta Shqiptare

Kamer Qaka kalon te Steua e Bukureshti­t

Shkëlqeu në ndeshjet e para me Kombëtaren, firmos për 5 vite me gjigantët rumunë Firma në kontratë do të hidhet sot në mëngjes

- Jeton Selimi

Më në fund Kamer Qaka lë ekipin e Poli Iasit dhe transferoh­et në klubin e madh rumun, Steaua Bukuresht. Djaloshi ka firmosur një kontratë pesëvjeçar­e me klubin e kryeqyteti­t të Rumanisë. Protagonis­ti e ka konfirmuar vetë se të martën në mbrëmje do të udhëtojë drejt Bukureshti­t dhe të mërkurën në mëngjes do të nënshkruaj­ë marrëveshj­en. "Unë do të bëj testet mjekësore nesër në mëngjes, kështu që kjo punë është e kryer 100%. Në rast se avioni nuk ' bie' sot, atëherë unë do të firmos për pesë vite dhe më pas më 17 maj shpresoj që të jem në shtëpinë time në Norvegji", konfirmoi Qaka për median norvegjeze "Nettavisen". Këtë sezon Qaka ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar dy gola për Poli Iasi. Kjo bëri që klubi rumun të vlerësojë paratë që iu vendosën në tavolinë për mesfushori­n. Transaksio­ni mes klubeve u krye për afërisht 400- 450 mijë euro. Steaua ka një histori të pasur në futbollin evropian dhe në vitin 1986 ata tronditën futbollin e Evropës duke mundur Barcelonën në finale e Kupës së Europës, e cila më vonë u quajt Champions League. Qaka nuk e fsheh se kjo është lëvizja më e madhe në karrierën e tij. "Kjo është e madhe, ata kanë një histori të madhe, luajnë shpesh në Champions League. Është një hap i madh dhe më i miri i karrierës sime", tha mesfushori. Për Qakën nuk kanë munguar edhe oferta nga jashtë, ku vetë lojtari zbulon tashmë emrat: "Kam pasur një ofertë nga Real Zaragoza, por nuk është afër Bukureshti­t", tha Qaka, i cili beson se transferim­i është rezultat i një pune të vështirë. Pas rezultatev­e të mira me ekipin Poli Iasi, ai është ftuar shpesh nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi. Ai është thirrur nga Shqipëria për takimet miqësore me Kosovën në maj dhe Ukrainën në fillim të qershorit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania