Gazeta Shqiptare

Salihi: Ndiehem fajtor për situatën e Vllaznisë

Sulmuesi shkodran

-

Me

21 gola te Viener Nojshtad, Hamdi Salihi mbetet bomb eri më i mirë shqiptar. Asnjë sulmues tjetër kuqezi nuk ka bërë më mirë se ai në kampionati­n tonë apo në ligat europiane. Megjithatë, në një sezon të tillë fantastik, mes golave dhe ëndrrës drejt kthimit në elitën e futbollist austriak, 34- vjeçari e ka një peng. Ajo është Vllaznia, që e sheh veten në humnerën e rënies nga kategoria. "Do dhuroja gjithçka që Vllaznia dhe qyteti të mos ishin në këtë situatë". Edicionin e kaluar, kur në finalen e titullit ndërmjet Skënderbeu­t dhe Kukësit grisi kartonin e kuq, Salihi e vendosi që e kishte mbyllur përfundimi­sht me futbollin shqiptar. Në rast të mrekullisë së shumëpritu­r në Shkodër dhe nëse ekipi e thërret për t'u ringritur, Vllaznia është e vetmja që mund ta bëjë të ndryshojë mendim. "Nëse do të ishte vërtetë e domosdoshm­e, do të jetë zgjedhja ime e parë dhe do të bëja gjithçka ta ndihmoja". Sulmuesi analizoi edhe ato që mund të jenë arsyet të cilat sollën këtë situatë në Shkodër, në prag të 100- vjetorit të klubit. "Nga sezoni në sezon, nga viti në vit nuk kam parë reagime për të mësuar nga gabimet. Të gjithë ishin në gjumë". Ky është sezoni i dytë dramatik për Hamdi Salihin, që fillimisht pa Tiranën të largohej nga elita, ndërsa tanimë po e përjeton të njëjtën situatë me ekipin e vendlindje­s. "Pa dashur të bëj hipokritin, unë i kam përjetuar ndoshta më tepër të dyja situatat si të Tiranës dhe të Vllaznisë, më tepër sesa njerëz që për momentin janë pranë klubeve. Të organizohe­t sa më shpejt për ta ngritur aty ku e meriton".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania