Gazeta Shqiptare

Basha: Po terrorizoh­et dëshmitari, Rama e Xhafaj gati ta eliminojnë

Ministri shkoi në Kuvend pasi iku opozita, kreu i PD- së: Larg duart nga Albert Veliu "Do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, paralajmër­oi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj që të qëndrojnë larg dëshmitari­t Albert Veliu, në të kundërt do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli. Në konferencë­n e jashtëzako­nshme nga selia e PD- së doli vetë kryedemokr­ati Lulzim Basha i ndjekur nga deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor Gazment Bardhi. Sipas kryedemokr­atit, qeveria ka nisur një skenar të qartë për të eliminuar ' dëshmitari­n X'. "Që pas publikimit të provave, Rama dhe Xhafaj në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, në bashkëpuni­m me struktura kriminale kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal: 1- Moho përgjimin. 2 - Kap, josh ose likuido dëshmitari­n dhe familjen e tij. 3 - Shkatërro provat. 4 - Kërcëno opozitën. Ky skenar ka dy qëllime. Qëllimi i parë mbrojta e Agron Xahfajt. Qëllimi i dytë është shpëtimi i Fatmir Xahfajt nga krimi i vëllait të tij, duke mos e larguar nga posti i ministrit. Agron Xhafaj nuk është ndaluar nga policia kufitare. Ai u përcoll për në Itali pasi qëllimi është për të krijuar alibi se pse nuk e arrestojnë dot dhe nuk e procedojnë dot për trafikuan aktual të drogës. Policia e Xhafajt dhe prokuroria po ushtrojnë terror ndaj familjarit X. Presion dhe terror po ushtrojnë edhe figurat e krimit të organizuar dhe ushtarë e bashkëpunë­torë të Xhafajt. Qëllimi është komprometi­mi dhe shkatërrim­i i prevave ndaj Agron Xhafajt", - tha Basha.

SEANCA

Ministri i Brendshëm nuk ishte në seancën e djeshme plenare, kur kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi se po i bën terror përmes policisë ' dëshmitari­t X', si dëshmi e origjinali­tetit të audiopërgj­imit të publikuar nga PD. Jo pak i ashpër ishte në akuzat e tij edhe në adresë të kryeprokur­ores Arta Marku,

të cilën nuk hezitoi ta etiketojë sërish si kamikaze të kryeminist­rit Rama. "Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Kamikazet Marku e Prela nuk veprojnë. Agron Xhafaj përmes Fatmir Xhafajt ka emëruar drejtorët e policisë nga Ard Veliu në shefat e Vlorës. Fatmir Xhafaj ka vendosur në krye të Prokuroris­ë së Krimeve të rënda, dhe jo rastësisht u bë ditën kur u bë denoncimi i Xhafajt. Deri

dje ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafajn dhe që dje vëllai i tij mafioz mbron Fatmir Xhafajn. Agron Xhafaj nuk duhej të lejohej të largohej", theksoi z. Basha. Fjalimi i gjatë dhe jashtë rendit të ditës i kushtoi mbylljen e mikrofonit nga kryeparlam­entari Ruçi, që e cilësoi një skenar të paramendua­r bllokimin e seancës nga ana e opozitës. "Nëse ju doni të vijoni me mesazhin tuaj për "E paralajmër­oj Ramën dhe Xhafajn se për çdo hap që do të ndërmarrë për të rrëmbyer, terrorizua­r dhe vënë nën presion Albert Veliun dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmër­oj të dy, para të gjithë shqiptarëv­e, larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror, ndaj

t'i thënë Sofjes se këtu s'ka normalitet, s'është lajm i mirë, por do keni përgjegjës­itë tuaja", - theksoi z. Basha. Dy herë u ndërpre seanca, por Luzlzim Basha komunikimi­n e vijoi edhe këtë të enjte nga "Facebook"- u i tij. Të tjera fakte paralajmër­oi, ndërsa Edi Ramën e provokoi me shprehjen e tij, që nuk ua kursen demokratëv­e çdo të enjte nga salla e parlamenti­t. "Faktet për të nuk do të

vonojnë, por sot është dita të dëgjoni përsëri, me zë dhe me figurë, faktet e pakundërsh­tueshme se jo vetëm që audiopërgj­imi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, por edhe pse dëshmitë, faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella. Ajo që keni parë dje dhe pardje është vetëm maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi

ujë. Nuk doja kurrë ta thosha edhe unë këtë, por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma", tha kreu i PD- së. Ministri i Brendshëm erdhi në seancë pas largimit të opozitës, por nuk iu përgjigj akuzave të saj. Sqarimet për to, ai i dha një ditë më parë, në një konference për shtyp, teksa i quajti sajesa me qëllim shantazhim­in e tij.

 ??  ?? Kryedemokr­ati Lulzim Basha me deputetët Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, dje në konferencë­n e jashtëzako­nshme
Kryedemokr­ati Lulzim Basha me deputetët Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, dje në konferencë­n e jashtëzako­nshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania