Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama, kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin

“Dëshmia e Albert Veliut, me fuqi nukleare”

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha teksa e cilësoi akt terrorist presionin ndaj ' dëshmitari­t X' dhe ftoi dje shqiptarët të ngrihen për të rrëzuar qeverinë. "Harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarë­ve është i pafund dhe provat janë autentike. Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupull­t ta krehin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin", deklaroi z. Berisha. Një dëshmi tronditëse me fuqi nukleare e cilësoi ish- kryeminist­ri dëshminë e Albert Veliut, personi i quajtur ndryshe "bashkëpunë­tori X" në audio- përgjimin ku përfshi- het edhe Agron Xhafaj. Berisha shprehet se pas kësaj dëshmie, kryeminist­ri Edi Rama ka ikur para kohe nga Samiti i Sofjes, ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbyllur telefonin. "Dëshmi me fuqi tronditëse nukleare e dëshmitari­t Albert Veliu! Rama ikën para kohe faqenxirë nga samiti i Sofjes, Xhafaj mbyll telefonin dhe zhduket si mi! Të dashur miq, dëshmia me fuqi nukle- are e dëshmitari­t Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprur­ëse për vete kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafajn. Ata, pasi heshtën 7 ditë me radhë dhe në vend që ta arrestonin, nisën dje në mëngjes forcërisht për në Itali Geron/ Agron Xhafën, deklaruan se incizimi i bisedës së këtij të fundit për trafiqe me dëshmitari­n ishte e montuar. Ky mashtrim i turpshëm si dhe pengmarrja e dëshmitari­t, që nxori në shesh fytyrën e vërtet mafioze të klaneve RamaXhafa janë një kushtrim për çdo shqiptar për të shporrur e përmbysur me një furtunë të përgjithsh­me popullore pushtetin e kryefamilj­es mafioze të Shqipërisë dhe Europës", tha z. Berisha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania