Gazeta Shqiptare

Veliu: Me Agron Xhafajn trafikuam drogë, nuk kishim frikë nga policia

Trafiku i drogës, PD zbulon identiteti­n e dëshmitari­t të vëllait të ministrit të Brendshëm "Shefi i Krimit në Vlorë më kërcënoi djalin"

-

Partia Demokratik­e publikoi dje videodëshm­inë dhe identiteti­n e dëshmitari­t X, i cili quhet Albert Veliu. Ai rrëfeu se si e ka njohur dhe ka bashkëpunu­ar me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj në trafikun e drogës në Itali. I cilësuar si dëshmitari X, Veliu solli dëshmi të forta kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, teksa konfirmoi se një nga zërat është i vëllait të ministrit. Veliu tha se vëllain e Fatmir Xhafajt nuk e përgjoi ai, por është zëri i tij. Sipas Albert Veliut, Agron Xhafaj e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në 7 vite burg në Itali në vitin 2005 kur u kap me 12 kg kokainë. Dëshmitari tregoi se gjatë takimit që ka pasur me Agron Xhafajn para 4 muajsh në Vlorë i ka kërkuar këtij të fundit një favor për ta vënë në provë. Sipas tij, Agron Xhafajt i kërkoi se donte të bënte një rrugë transporti me kanabis për në Itali dhe Agron Xhafaj e ka drejtuar për tek ' Ermali', i cili thuhet se është shef kufiri. "Quhem Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ' 93' 99. Në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në vitin 2002. Shisja kokainë në Itali. Agron Xhafajn e njoh që në ' 99- ën që me anë të një mikut tim, me Ardin e Refatit që sot ndodhet brenda, në Brindisi, në Itali",theksoi ndër të tjera dëshmi- tari X, që tashmë ka identitet. Ai tha se nuk e kishte kryer trafikimin e drogës drejt Italisë siç flitej në videoregji­strimin me Agron Xhafajn. "Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për t'i kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali. Agroni më çoi te Ermali. Agroni komandon Vlorën. Atë punë ka bërë, e bën edhe tani. Ka miqtë e tij që hedhin mall në Itali",- tha Albert Veliu duke shtuar se sipas bisedës, ai do të trafikonte për në Itali 100 kg drogë. Veliu tha se pas publikimit të hënën të videopërgj­imit me Agron Xhafajn, policia ka bërë presion ndaj familjes së tij. "Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. Emri i dëshmitari­t i është treguar policisë nga Agron Xhafaj. I kanë shkuar djalit të puna duke i kanë thënë do të ruajmë babanë. Kam marrë kërcënime",- tha Veliu. Teksa tregoi detaje se si bëhej trafiku i drogës përmes bregdetit të Vlorës, ku si kokën e trafikut akuzon vëllain e Xhafaj, Veliu pohon se rrugët ishin të lira dhe askush nuk kishte frikë nga policia, duke nënkuptuar kështu mbrojtjen që kishte Agron Xhafaj. "Do i blija me lekë borxh për mallin. Ata e kishin gomonen, unë nuk jam padrino, jam hallexhi. Rrugët ishin të zgjidhura, ishin të gjitha të hapura, s'kisha frikë nga policia. Ai më tha se do takosh Ermalin, nuk e di ça ka qenë, shef kufiri",- rrëfeu Albert Veliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania