Gazeta Shqiptare

Audio- përgjimi, Balla: Basha autor, përdori skema mafioze

Kreu i Grupit të PS- së: Burg për autorin dhe regjisorin e mashtrimit publik "Dëshmitari X, një mashtrues i rëndomtë, me probleme ligjore"

- Darina Tanushi

Partia Socialiste ka akuzuar Partinë Demokratik­e se është autore e audio- përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla tha dje, në një konferencë të posaçme për median se me shfaqjen e dëshmitari­t të quajtur "X", PD humbi rëndë arsyen, duke u përfshirë "në një skemë mirëfilli kriminale mafioze". "Sinqerisht, deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantë­ve të ndryshëm, kishin shfrytëzua­r interesin legjitim të një opozite, në rastin konkret të PD- së, për të gjetur dhe denoncuar fakte që diskredito­jnë qeverinë; kemi menduar se naiviteti i lidershipi­t të PD- së bëri që kjo parti të përfshihej në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit. Ajo çfarë ndodhi sot ( dje) me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbise­dimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimi­t të një partie politike në një organizatë që përdorë forma mafioze të adresimit të interesave të tyre",- u shpreh Balla. Sipas tij, "rezulton se Lulzim Basha është autor, regjisor dhe aktor i video- përgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE- në". "Nuk ia vlen të debatosh për vërtetësin­ë e deklarimev­e të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë, i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale! Ajo çfarë duhet të sjellim fort në vëmendjen e opinionit publik dhe veçanërish­t të institucio­neve përgjegjës­e shtetërore, është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracis­ë skema dhe metoda që përdor PD", u shpreh kreu i Grupit të PS- së. "Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe in- “Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullak­ët, trekëndësh­i është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider...” reagoi dje, Rama.

stitucione­t?! Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze?!", ngriti pyetjet Balla. "Partia Socialiste do t'i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nisë një hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e SHQUP. Një individ me një skedë të rëndë

kriminale, brenda e jashtë vendit, që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjisorin e tij. Situata është shumë e rrezikshme! Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose me qenë se PD e konsideron dëshmitari­n e saj, të merret në mbrojte të posaçme nga Ministri Fatmir Xhafaj shkoi dje, në Kuvend, pasi iku opozita nga salla. Ai u takua në hyrje të sallës së Kuvendit me deputetin Sadri Abazi e më pas bisedoi edhe me ministrin Niko Peleshi. Xhafaj kishte dje, edhe ditëlindje­n e tij të 59- të dhe u urua nga kolegët e tij ministra e deputetë të PS- së.

Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur, për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi",- tha më tej, Balla. Sipas tij, "ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucio­neve të shtetit, prandaj prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më

shumë vendosmëri për t'i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik, ndaj prokuroria të ushtrojë të gjitha përgjegjës­itë për sa më sipër". Ndërkohë më herët, gjatë seancës parlamenta­re, Balla tha se "Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm i emëruar nga Lulzim Basha pas marrëve- shjes së 17

majit 2017, nuk ekzekutoi asnjë urdhërarre­sti për Agron Xhafajn, në 5 muaj që qëndroi në detyrë". Ai falënderoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për punën e shkëlqyer në krye të këtij dikasteri, për vetingun në polici dhe zbatimin e operacioni­t "Forca e ligjit" duke pastruar Shqipërinë nga grupet kriminale.

 ??  ?? Në Samitin e Sofjes
Në Samitin e Sofjes
 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania