Gazeta Shqiptare

Thorsten Frei: S'mund të dënohet kush për faj të një familjari

' Xhafaj', flet raportuesi për Shqipërinë në Bundestag

-

Raportuesi

për Sh qipërinë në Bundestagu­n gjerman, Thorsten Frei ka komentuar edhe rastin "Xhafaj". Ai ka thënë se nuk mund të dënohet kush për faj të një familjari. Megjithatë, deputeti gjerman ka deklaruar se Berlini po mban në vëzhgim veprimtari­në e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Në një intervistë për radion Deutche Welle, Raportuesi gjerman tha: "Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij". I pyetur nëse dorëheqja e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit erdhi si presion nga Gjermania, ai tha: "Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish- ministri i Brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç'do të trajtohesh­in të tjerët, në raste të ngjashme. Sa i përket hapjes së negociatav­e dhe votës së Gjermanisë, Thorsten Frei tha: "Ajo që vërejmë dhe vlerësojmë ne është zhvillimi i jashtëzako­nshëm i këtij vendi në këto vite. Kjo është e pamohueshm­e. Dihet edhe që Bashkimi Evropian në vitin 2003 është deklaruar për një perspektiv­ë të qartë europiane për këto vende, dhe tani duhet parë se a i plotëson Shqipëria që tani kushtet për të hyrë në negociata. Krahas sukseseve kemi edhe disa çështje problemati­ke". "Jam i bindur se Shqipëria ka një perspektiv­ë europiane, e cila varet vetëm nga përparimet e saj",- tha deputeti gjerman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania