Gazeta Shqiptare

Rama, në Samitin e Sofjes përqafime të ngrohta me kreun e KE e Vuçiç

Liderët e BE: Ballkani Perëndimor ka probleme, por e ardhmja është në union Kryeminist­ri francez: Jo zgjerim, pa reformim të BE- së

-

Ballkani ka probleme, por e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian. Ishte ky konkluzion­i i arritur në samitin e mbajtur dje, në Sofje të Bullgarisë mes BE- së dhe liderve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit mori pjesë edhe kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pati disa takime me lider të shteteve të ndryshme. Fillimisht, kryeminist­ri Rama është pritur nga kryeminist­ri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pritësi i këtij takimi. Më pas, kryeminist­ri Rama ka zhvilluar një takim me presidenti­n e Komisionit Europian, Donald Tusk. Kryeminist­ri Rama, gjithashtu, është takuar edhe me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin është vënë re një takim mjaft miqësor. E më pas, Rama ka biseduar për disa momente edhe me kryeminist­rin e Greqisë, Alexis Tsipras. Rama, gjithashtu, është takuar me presidenti­n e Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe Presidenti­n e Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani. Në përfundim të këtij samiti, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk e vlerësoi atë të suksesshëm. "Ashtu siç e kam thënë edhe gjatë vizitave të mia në rajon, Bashkimi Europian do të mbetet partneri më i qëndrueshë­m për Ballkanin Perëndimor. Për të shmangur çdo konfuzion, më lejoni që të jem shumë i qartë. Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin përveç BE- së"nënvizoi presidenti i Këshillit Europian. Ndërsa gjatë punimeve të samitit Presidenti francez Emmanuel Macron zbehu shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE, kur deklaroi se para zgjerimit duhet një reformim i thellë në union. "Jam në favor që Ballkani t'i bashkëngji­tet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrate­gjike e imja". "Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funksionim­in më të mirë të Bashkimit Europian. 15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektiv­ë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t'i inkurajojm­ë ato pa hiprokrizi",- u shpreh Makron. Megjithatë mesazhi i liderëve europianë ishte i "Jam në favor që Ballkani t'i bashkëngji­tet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrate­gjike e imja". "Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funksionim­in më të mirë të Bashkimit Europian", tha Macron.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Samitin e Sofjes
Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Samitin e Sofjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania