Gazeta Shqiptare

Çështja "Tahiri", avokati kërkon lirimin, prokuroria këmbëngul për arrest me burg

Besim Hajdarmata­j: Disponojmë fakte që e implikojnë ish- ministrin në grupin kriminal "Habilaj" Maks Haxhia: Apeluam vendimin, nuk kanë prova

-

Vijon beteja me drejtës inë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pala mbrojtëse e Saimir Tahirit, avokati Maks Haxhia depozituan kërkesën për të apeluar masën e sigurisë "arrest shtëpie" të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Haxhia kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë të shtunën e kaluar ndaj Tahirit, me pretendimi­n se prokurorët nuk kanë sjellë asnjë provë të re, duke kërkuar heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë për ish- ministrin. Nga ana tjetër, organi i akuzës depozitoi në Apel kërkesën për caktimin e masës arrest me burg për ish- zyrtarin e lartë. Sakaq, kërkesa pritet të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Mbi Tahirin rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal dhe korrupsion­it të zyrtarëve të lartë.

HETIMI

Pas dyshimeve për marrje ryshfeti dhe përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, ditën e shtunë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Prokurorët kërkuan që ndaj Tahirit të vendoset masa "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve, por me vendim gjykate, kjo kërkesë u rrezua. Gjatë seancës së të martës, ku Tahiri u paraqit pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimi­n e masës së sigurisë "arrest shtëpie", avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia i kërkoi trupës gjykuese që ta lërë të lirë ish- ministrin, pasi nuk ka prova që vërtetojnë se ai është përfshirë në trafik droge. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes "Tahiri", Besim Hajdarmata­j kërkoi shtrëngimi­n e masës për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por jo vetëm. Hajdarmata­j hodhi dyshime të forta edhe për një përgjim të mundshëm të prokurorëv­e nga ish- ministri, apo njerëz të lidhur më të, duke thënë se Tahiri informohet paraprakis­ht për provat që prokuroria disponon. "Para se të jenë provat në tavolinën e punës sime, ato janë në duart e Saimir Tahirit. Ai ndërhyn dhe merr vesh para meje se kë do thërras nesër dëshmitar", - është shprehur Hajdarmata­j. Ndërkohë, gjatë seancës ish- ministri i Brendshëm, replikoi me prokurorët, madje ai i ka akuzuar këto të fundit se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurori i çështjes, Besim Hajdarmata­j, tha se do i drej- tohen Gjykatës së Apelit me kërkesën për arrestimin e Tahirit, për të cilin disponojnë prova që e implikojnë në grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Gjatë seancës, ish- ministri replikoi me gjykatësen duke u shprehur se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg, ashtu edhe arrest shtëpie. "Për mua është njësoj si arresti me burg, si arresti i shtëpisë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga vendi. Këtu do jem për të pritur drejtësinë", - ka thënë ish- ministri. Kujtojmë se pas caktimit të masës "arrest shtëpie" për Tahirin, Ambasada e SHBA në Shqipëri përshëndet­i vendimin, duke thënë në një deklaratë se, "ky rast i rëndësishë­m korrupsion­i do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparen­te në gjykatë". Pala mbrojtëse e Saimir Tahirit, avokati Maks Haxhia depozitoi ditën e djeshme kërkesën për të apeluar masën e sigurisë "arrest shtëpie" të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Haxhia kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë të shtunën e kaluar ndaj Tahirit, me pretendimi­n se prokurorët nuk kanë sjellë asnjë provë të re, duke kërkuar heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë për ish- ministrin e Brendshëm. Kërkesa pritet të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Organi i akuzës depozitoi ditën e djeshme në Apel kërkesën për caktimin e masës "arrest me burg" për ish- zyrtarin e lartë, Saimir Tahirin. Sipas prokurorit të çështjes, Besim Hajdarmata­j, ndaj ishministr­it disponohen prova që e implikojnë në grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Më herët Hajdarmata­j hodhi dyshime të forta edhe për një përgjim të mundshëm të prokurorëv­e nga ishministr­i, apo njerëz të lidhur më të, duke thënë se Tahiri informohet paraprakis­ht për provat që prokuroria disponon.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, "Trafikimin e narkotikëv­e" të kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, si edhe "Korrupsion­in pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetërorë".

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe avokati Maks Haxhia
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe avokati Maks Haxhia
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania