Gazeta Shqiptare

Nën akuzë për kallëzim të rremë, prokuroria kërkon shoqërimin me forcë të Doshit dhe Bamit

Rinis procesi për atentatin e pretenduar ndaj deputetit

-

kuadër të çështjes gjyqësore për të cilën deputeti Tom Doshi, ishdeputet­i Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për dëshmi të rremë, ditën e djeshme procesi ndaj tyre ka rinisur nga e para. Sipas prokuroris­ë, tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë krijuar prova të rreme, me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj Presi-

AKUZA

Sipas prokuroris­ë, tre të pandehurit e kësaj dosjeje, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë krijuar prova të rreme, me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj Presidenti­t Ilir Meta. Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendime­t e Tom Doshit se Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish- deputetin e PD- së, Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij, Mark Frroku.

dentit Ilir Meta. Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendime­t e Tom Doshit se Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish- deputetin e PD- së, Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij, Mark Frroku. Por, prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzion­in se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur. Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në

Kushtetues­e, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës. Durim Bami u arrestua në 2 mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte "rekrutuar" për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër, Mhill Fufi. Pas arrestimit, ai mohoi të kish- te marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t'u regjistrua­r duke folur për "skenarin" e eliminimit të tij. Pas tri vitesh qëndrimi në arrest shtëpie për atentatin e supozuar, Durim Bami doli në liri të plotë. Ndërkohë, ditën e djeshme ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, ndërkohë mësohet se prokuroria ka kërkuar mar- rjen me forcë të Doshit dhe Bamit, por gjykata e ka rrëzuar një kërkesë të tillë. Për Mark Frrokun, prokurori i çështjes ka deklaruar se do t'i dërgojë sërish një fletëthirr­jeje, pasi të parën ia dërguan në burgun e Fierit, nga i cili ai u la i lirë pak ditë më parë. Sakaq, mësohet se avokatët mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.

 ??  ?? Tom Doshi
Tom Doshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania