Gazeta Shqiptare

Dosja ' Hajdari', avokati i Izet Haxhisë dorëzon kërkesën për rihapjen e çështjes

Bashkim Nikolla: Klienti im është dënuar në mungesë

-

TIRANE- Pas ekstradimi­t nga Turqia për në Shqipëri, Izet Haxhia, ish- truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit ka pajtuar avokat të ri. Nëpërmjet një prononcimi, avokati Bashkim Nikolla ka thënë se ka paraqitur kërkesën në gjykatë për rihapjen e dosjes ' Hajdari', pasi klienti i tij është dënuar në mungesë. "Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja ' Hajdari' duhet të rihapet, pasi klienti im, Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate. Izet Haxhia s'u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e du-

25 VJET BURG

Izet Haxhia më datë 29.04.2002 u dënua nga gjykata e Tiranës me 25 vjet burg për vrasje e Azem Hajdarit në 12 shator 1998. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë. Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia.

hur për këtë çështje"- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla. Kujtojmë se Haxhia, është vetëdorëzu­ar në policinë turke, me qëllim ekstradimi­n më pas drejt Shqipërisë. Ka qenë vet Haxhia që ka bërë të ditur

vendimin e tij përmes një statusi në ' Facebook'. "Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke", shkruan Haxhia. Më tej përmes një lidhje telefonike për ' News24' Haxhia tha se nuk kishte asnjë lloj prit-

shmërie nga drejtësia në Shqipëri. "Drejtësi nuk ka për të bërë asnjëherë në Shqipëri. Por nuk mund të rri këtu si një njeri pa atdhe, pa asnjë dokument, duke pritur të më arrestojnë kur t'u teket këtyre sipas mar- rëveshjeve ndërshtetë­rorë të dy qeverive për interesa të tyre. Më mirë të dorëzohem vetë se të më arrestojnë. Kam dy orë që jam dorëzuar, pres të dal në gjykatë për vendimin. Nuk kam asnjë lloj pritshmëri­e nga drejtë- sia në Shqipëri",- tha Izet Haxhia. Izet Haxhia më datë 29.04.2002 u dënua nga gjykata e Tiranës me 25 vjet burg për vrasje e Azem Hajdarit në 12 shator 1998. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë. Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. 12 vjet më pas, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim të shtetit shqiptar dhe Ministria turke e Drejtësisë e miratoi disa ditë më parë. Ai akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m", Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuni­m" dhe "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania