Gazeta Shqiptare

U gjet i djegur në Fushë- Krujë, del ekspertiza: Xhafer Osmanin e torturuan dhe i vunë flakën

Hetimet të përqendrua­ra në dy pista: Për shkak të një lidhje me një femër ose për konflikte pronësie "Në fillim i janë bllokuar rrugët e frymëmarrj­es"

-

Trupi i gjetur i djegur në një makinë dy javë më parë në FushëKrujë është i shtetasit Xhafer Osmani, nga Pestova e Mitrovicës, në Kosovë. Konfirmimi është dhënë nga mjekësia ligjore pas analizës së ADN- së se mbetjeve të trupit të djegur në makinë dhe krahasimit të saj me ADN- në e të afërmve të tij. Gjithashtu, nga ekspertiza mjeko- ligjore vërtetohet se Osmani është djegur i gjallë. Autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine 57- vjeçarin dhe me pas e dogjën. Në trupin e tij janë gjetur mbetje litarësh dhe teli. Osmani ka vdekur pak minuta pasi iu vu flaka dhe në fillim i janë bllokuar rrugët e frymëmarrj­es. Sakaq mësohet se policia po heton në dy pista. Ajo e vrasjes për shkak të një lidhje me një femër në Shqipëri si dhe në pistën tjetër për shkak të konfliktev­e të pronësisë për një biznes.

NGJARJA

Automjeti me pronar Xhaferr Osmanin, kishte hyrë nga Kosova drejt Shqipërisë përmes pikës doganore të Morinës më 29 prill, ndërsa në zonën e FushëKrujë­s mjeti ka hyrë rreth orës 10 të paradites së të shtunës së 5 majit. Ndërkohë u bë me dije se automjeti në të cilën u gjet trupi i pajetë i vrarë dhe më pas i djegur, është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti 250 metra larg vendit të ngjarjes. Sipas të dhënave nga policia, mjeti tip "Volkswagen Touran" me targa 02960SN rezulton të jetë futur në rrugicën pranë karburanti­t në orën 10: 00, ndërsa sinjalizim­i për zjarrin është dhënë në orën 13: 05

minuta. Mësohet se mjeti ishte i pajisur me xhama të zinj në dyert e pasme, ndërsa kamerat kanë arritur të fiksojnë vetëm shoferin, një person rreth 30 - 35 vjeç. Ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i lidhur në pjesën e pasme të automjetit. Pasi kanë vajtur në fund të një are të mbjellë me grurë dhe pa dalje, autorët e kanë fshehur makinën në kallamisht­e për të mos u dukur. Au-

torët e kanë mbajtur viktimën për rreth tri orë në të njëjtin vend dhe më pas kanë vendosur ta djegin. Dyshimet janë se ndaj viktimës mund të jetë ushtruar dhunë apo tortura të ndryshme me qëllim nxjerrjen e ndonjë të dhëne që ju ka interesuar autorëve, të cilët më pas e kanë vrarë dhe i kanë vënë zjarrin makinës për të humbur gjurmët. Pas ekspertizë­s mjeko- ligjore u

vërtetua se Osmani është djegur i gjallë. Autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine 57- vjeçarin dhe me pas e dogjën. Gjithashtu, u bë me dije se viktima është gjendur i karbonizua­r me pak pjesë biologjike të mbetura në pjesën e pasme të makinës. Sakaq policia ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar për ngjarjen. Po ashtu po hetohet itinerari i lëvizjes së mjetit. Ng- jarja e rëndë u raportua në datë 5 maj rreth orës 14: 00. Ka qenë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarj­e kanë shkuar zjarrfikës­it e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull. Ndërkohë policia jonë po bashkëpuno­n dhe me policinë lokale të Mitrovicës për të mësuar më shumë lidhur me profilin e personit që mendohet se mund të jetë viktima. Drejtoria e përgjithsh­me e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicio­n të komisariat­it të Fushë- Krujës të gjithë asetet e nevojshme për zbulimin e kësaj ngjarje.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi krimi
Vendi ku ndodhi krimi
 ??  ?? Viktima Xhafer Osmani
Viktima Xhafer Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania