Gazeta Shqiptare

E ardhmja e ekonomisë, Sejko: Çelësi, konkurrenc­a e ndershme dhe Bursa

Deeuroizim­i, guvernator­i: Plani i masave fillon në 6- mujorin e dytë të 2018- ës "Plani në afatmesëm, rritje e punësimit dhe e pagave"

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha dje se rritja më e lartë ekonomike do të kërkojë përmirësim të klimës së biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare. Guvernator­i përsëriti optimizmin se në vitet në vazhdim, përmirësim­i i kërkesës do të nxisë një rritje më të lartë të prodhimit, punësimit dhe pagave në ekonomi. Por, sipas tij, në një horizont më afatgjatë është e domosdoshm­e që klima e biznesit të përmirësoh­et, sidomos në drejtim të garantimit të konkurrenc­ës së ndershme. Ai vuri theks të veçantë në nevojën për të zgjeruar tregjet financiare. Nëse deri më sot kreditimi është mbështetur pothuajse tërësisht te sistemi bankar, rritja dhe dinamizmi i mëtejshëm i ekonomisë do të kërkojë domosdoshm­ërish zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe instrument­eve të Bursës.

DEEUROIZIM­I

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar dje në Kuvend Raportin e Politikës Monetare. Në prezantimi­n e analizës, guvernator­i raportoi se ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi. "Viti që lamë pas ka qenë vit progresi. Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështr­imi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimev­e dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuara të sektorit të industrisë. U krijuan 79 mijë vende të reja pune dhe punësimi u nxit kryesisht nga sektori i shërbimeve", - tha Sejko gjatë fjalës së tij. Pavarësish­t rritjes dhe zgjerimit, guvernator­i shtoi se ekonomia po përballet me sfida. "Inflacioni erdhi në rritje, duke shënuar një nivel 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, referoi Sejko. Deficiti i llogarisë korrente u ul dhe përmirësim­i i tij reflektoi rritjen e aktiviteti­t turistik. Për sa u përket tregjeve financiare, treguesit e sistemit bankar erdhën në përmirësim. Veprimtari­a ka qenë e qën- drueshme, ndërsa raporti i kredive me probleme ishte 13.2%. Politika monetare dhe mbikëqyrja e sistemit bankar vazhdojnë të mbeten dy instrument­et kryesore të Bankës së Shqipërisë. Stimuli i ekonomisë u mundësua nëpërmjet normave të ulëta të interesit, të cilat kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Ambienti finan- ciar me interesa të ulëta ka ndihmuar njësitë ekonomike në kreditim. Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon ekonominë ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit dhe përdoruesi­t nga luhatjet. Nënshkruam memorandum, ku palët janë angazhuar në uljen e përdorimit të euros. Banka ndërmori një sërë planesh, që hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të 2018. Ky plan masash synon nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë ka vijuar me planin kombëtar për uljen e kredive me probleme. Në drejtim të stabilitet­it, Banka e Shqipërisë ka vijuar punën për mbikëqyrje­n e kujdesshme dhe proaktive. Ekzaminime­t treguan se sistemi bankar është përmirësua­r. Përmirësim­i ciklik, i nxitur nga kushtet e favorshme pritet të vazhdojë në afat- mesëm", tha Sejko.

PUNËSIMI

Në afatmesëm pritet rritje e punësimit dhe e pagave. Sejko shtoi se, "bashkërend­imi i politikave është jetik për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshm­e ekonomike. BSH ka punë për të bërë për forcimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së rezistencë­s nga goditjet e mundshme. Në gjykimin tonë, reformat strukturor­e duhet të adresojnë në përmirësim­in e klimës së biznesit, uljen e informalit­etit, përmirësim­in e kuadrit ligjor, funksionim­in e administra­tës publike, zgjerimin e tregjeve për produkte shqiptare, rritjen e efiçenës së ekonomisë shqiptare, përmirësim­in e standardev­e të administri­mit të biznesit. Një ekonomi më rezistente përballon më lehtë goditjet".

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje në parlament
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje në parlament
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania