Gazeta Shqiptare

Shtyhet me dy vjet afati për bonot e privatizim­it

Zbardhet relacioni i projektlig­jit

-

Qeveria

shqiptare ndërmori shtyrjen e afatit ligjor të vlefshmëri­së së bonove të privatizim­it deri në fund të vitit 2020. Kjo është shtyrja e 7 e afatit të përdorimit të tyre. Në nismën e depozituar në Kuvend, qeveria jep arsyet duke shpjeguar domosdoshm­ërinë e marrjes së një vendimi të tillë. "Meqenëse në procesin e privatizim­it të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë ende një numër i konsiderue­shëm objektesh, kryesisht në administri­m të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo dhe të organeve të pushtetit vendor etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish- pronarëve të njohur apo kthyer me vendime të kthimit dhe kompensimi­t të pronave, mendohet se duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish- pronarët, duke e likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerje­je me bono privatizim­i ( lekë privatizim­i). Llogaritja e aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionare, ku punonjësit e këtyre shoqërive përfitojnë aksione në këmbim të bonove të privatizim­it e bën të domosdoshm­e shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizim­it ( lekë privatizim­i)", - thuhet në relacion. "Përdorimi i bonove të privatizim­it dhe i lekëve të privatizim­it në procesin e legalizimi­t të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI- t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazh- dojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderue­shëm objektesh apo banesash, gjykohet se edhe ky proces e bën të domosdoshë­m shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizim­it dhe lekëve të privatizim­it", shkruhet në relacion. Më tej, relacioni evidenton se gjatë tri viteve të fundit, në procesin e privatizim­it të pronës shtetërore me të drejtën e parablerje­s për ish- pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar rreth 705 000 000 lekë bono privatizim­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania