Gazeta Shqiptare

Si të merrni pension kur keni më pak se 15 vite punë

Shembuj konkretë, sa është masa që duhet të paguani çdo muaj, si bëhet llogaritja "ISSH: Ja si bëhet pagesa e sigurimit vullnetar

-

Për të përfituar një pen sion të plotë, të moshuarit duhet të plotësojnë dy kushte kryesore, që janë mosha dhe vjetërsia në punë. Kjo kategori mund të sigurohet për vitet e mbetura për të marrë përfitim të pjesshëm apo të plotë, sipas rastit. Aktualisht ka shumë shtetas që janë në prag përfitimi, por që u mungojnë 1 ose disa vite sigurimi. Në këto kushte, edhe periudhat e mbuluara humbasin. "Mjafton që personat t'i mbulojnë me sigurim vullnetar këto vite të munguara e të plotësojnë deri në 15 vjet sigurime për të përfituar një pension të pjesshëm. Shumë persona mund ta kenë plotësuar vjetërsinë për 15 vjet pune për të marrë një pension të pjesshëm, por është më me interes të plotësojnë 35 vjet pune për të marrë një pension të plotë pleqërie", - thekson ISSH. Edhe këta individë mund "të blejnë vitet e punës" menjëherë për t'u shtuar vitet e siguruara. Për të gjithë emigrantët, me interes do të ishte edhe njohja me vazhdimësi­në e sigurimit vullnetar, duke paguar kontribute çdo vit. Është në interes të të gjithë personave, që skema iu ofron këtë shërbim të njihen me mundësinë e pagesave dyfish, trefish, deri në pesëfish të kontributi­t minimal, sipas mundësive financiare për të përfituar deri në pension maksimal të pleqërisë.

PAGESA E SIGURIMIT VULLNETAR

Personi i interesuar paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektori­n e sigurimit vullnetar. Ai duhet të ketë me vete këto dokumente: fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit; fotokopje të librezës së kontribute­ve, në rast se e disponon; fotokopje të letërnjoft­imit elektronik/ kartës së identiteti­t. Nëse personi i interesuar bie dakord për t'u siguruar vullnetari­sht, do të marrë dokumentin tip "Urdhër veprimi", i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

SHEMBUJ KONKRETË

Një person që është në prag të mbushjes së moshës, ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalish­t duhet të ketë 15 vjet periudhë kontribuue­se të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontribuue­se, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme, duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare. Masa e kontributi­t që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën trevjeçare. Masa kontribuue­se që do të derdhë qytetari për këtë periudhë është 5 184 lekë për një muaj. Në rastin kur qytetari nuk e ka mbushur moshën, ai mund të blejë periudhë kontribuue­se sa të dëshirojë. Në rastet kur blihen periudha të kaluara, nuk aplikohet zbritje. Ndërkohë, nëse një qytetar i datëlindje­s 1949 i ka shkëputur marrëdhëni­et e punës në 30.09.2006. Gjithsej ka 32 vite e 6 muaj vjetërsi pune. Sa duhet të paguajë për të përfituar një pension të plotë pleqërie? Në përgjigje të pyetjes së qytetarit sqarojmë se për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite sigurim, pra atij i nevojiten edhe 2 vite e 6 muaj për ta përfituar këtë pension. Nëse personi, duke filluar pas datës 30.09.2006 e në vazhdim ka periudha të pambuluara me sigurim, atëherë ai mund të bëjë sigurim vullnetar për këtë periudhë duke paguar: 30 muaj * 4,752 lekë/ muaj = 142,560 lekë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania