Gazeta Shqiptare

27- vjeçari gjendet i vdekur në paraburgim, familjarët akuza policisë: E vratë në qeli

Vdekja e babait të 3 fëmijëve, policia: Në trup s'ka shenja dhune, ishte përdorues droge "Djalin e dhunuan pas arrestimit në komisariat, ka shenja dhune në fytyrë dhe në kokë"

-

Një 27- vjeçar nga Ko rça, i cili ishte arres tuar katër ditë më parë për vjedhje me dhunë është gjetur i pajetë në ambientet e paraburgim­it të këtij qyteti. Bëhet fjalë për Enea Ftojn, baba i tre fëmijëve. Mësohet se i riu pritej që dje do të dilte në sallën e gjyqit për t'u njohur me masën e sigurisë, ndërkohë që është gjetur i pajetë në qeli. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se "Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariat­in e Policisë Korçë ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale ' Vjedhja me dhunë'. Nga këqyerja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacio­net paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme procedural­e". Lajmi për vdekjen e 27vjeçarit ka shokuar familjarët e tij, të cilët akuzojnë policinë se kanë ushtruar dhunë mbi djalin e tyre. Tejet të tronditur, ata kanë protestuar para komisariat­it të policisë, duke kërkuar që të zbardhet sa më shpejt e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ndryshe nga blutë që thanë se Ena Ftoj ishte përdorues i drogave të forta dhe se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, të afërmit e viktimës u shprehën se ai është dhunuar pas arrestimit në flagrancë në pazarin e qytetit të Korçës ( i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një qytetareje). "Policia la tre fëmijë jetimë, pasi u mbyti babain", pohuan pjesëtarë të familjes Ftoj. Pas reagimit të familjarëv­e, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Enea Ftojt brenda në qelitë e komisariat­it. Mësohet se është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme procedural­e. Gjithashtu, prokuroria ka sekuestrua­r kamerat e ambienteve të komisariat­it dhe dhomave të sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje efektivët e policisë, që kanë qenë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes. Sakaq, ekspertiza mjeko- ligjore pritet të kryhet nga dy ekspertë, njëri i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, e cila do të zbulojë shkakun e vdekjes se 27vjeçarit Enea Ftoj.

AKUZAT E FAMILJARËV­E

Detaje tronditëse janë publikuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.

Familjarët e 27- vjeçarit Enea Ftoj, i cili u gjet i vdekur në Komisariat­in e Policisë në Korçë, kanë mundur të fotografoj­në trupin e pajetë të djalit të tyre, i cili po i nënshtrohe­j autopsisë. Sapo

kanë mësuar ngjarjen e rëndë, ata i janë drejtuar morgut të spitalit të Korçës, në pritje të përgjigjes së ekspertizë­s. Në foton që kanë mundur të sigurojnë familjarët e viktimës, dallohen shenja dhunë në fytyrën dhe kokën e të riut. Shenja të dukshme dhune vërehen në pjesën e syrit dhe mbi vetull. Ndërkohë që një shenjë tjetër dallohet në pjesën e kafkës. Gjithashtu, familjaret e thanë që policia nuk i kishte njoftuar për vdekjen e Eneas. "Ne kemi folur në telefon me Enean dhe ai na tha që ishte në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë, ishte përdorues heroine, policia na tha që ishte mirë. Njoftimin për vdekjen e tij e morëm nga gjykata sot ( dje), pasi ishte seanca për masën e sigurisë", u shprehën ata. Të martën në një njoftim për mediat, policia e Korçës tha se e kishte arrestuar 27- vjeçarin Enea Ftojn "pasi më datë 14.05.2018, ky shtetas në lagjen nr. 17 në Korçë, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases F. L, 60 vjeçe, banuese në Korçë". Pas vdekjes së babait të tre fëmijëve, është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme procedural­e.

 ??  ?? 27- vjeçari Enea Ftoj
27- vjeçari Enea Ftoj
 ??  ?? Shenjat e dhunës në kokën e të riut
Shenjat e dhunës në kokën e të riut
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania