Gazeta Shqiptare

Zhdukja e tregtarit të perdeve, nëna: E ka vrarë shoku i tij për lekët e kazinosë

Policia e Kurbinit nuk bëri asgjë për djalin tim

-

TIRANË - Që prej 20 ditësh djali i saj është zhdukur pa lënë gjurmë. Nëna e Fatjon Fejzillari­t, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 29 prillit në Laç, është bërë dje pjesë e emisionit ' Me zemër të hapur' në ' Neës24', Fatime Fejzillari tregoi se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e djalit të saj, i cili kishte shkuar bashkë me shokun e tij, Aleksandër Fadili në Laç për të shitur perde. Teksa bëri një kronologji të ngjarjes në fjalë, bazuar edhe tek dëshmitë e banorëve të asaj zone, nëna e të riut të zhdukur lëshon akuza të forta për shokun e djalit të saj. Ajo dyshon se dy të rinjtë mund të jenë zënë për lekët që mund të kenë lënë në kazino e më pas Aleksandri e ka vrarë. Ky i fundit u ndalua dy ditë më parë nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me zhdukjen e 29- vjeçarit.

"Me djalin fola dy ditë më parë, por shumë pak. Shoku i tij më tha se djali im i kishte xhaxhait të tij 1 milion lekë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi ia kishte dhënë lekët. Më datë 22 prill djali ka ikur, në datë 27 kam folur. Në datë 30 më erdhi lajmi se ai ishte zhdukur. Më telefonoi xhaxhai i Aleksandri­t për lajmin. Ai më tha që të merrja në telefon nusen e djalit tim që ta pyesja, pasi Aleksandri ( shoku i tij) ishte në polici. Aleksandri nuk më njoftoi. Ai thotë se ishin ndarë me Fatjonin afër spitalit të Laçit. Policia nuk më ka ndihmuar, kurse unë kam bërë kërkime me shokët e tij. Kemi shkuar nga Peqini në Laç. Ata ishin ndarë në Laç, pasi do shisnin veç e veç. Ai tregoi se në orën 20: 00 të darkës, ata duhej të takoheshin, por djali im nuk kishte shkuar. Kam pyetur shumë persona për djalin, por më thanë se e kishin parë në orën 11: 00. Pasi më solli ato perdet në shtëpi, e mori makinën e djalit dhe e çoi në lavazho e lau. Policia e Kurbinit nuk bëri asgjë për djalin tim, nuk e kërkuan. Mendoj se ata janë zënë me njëri- tjetrin, pasi mund të kenë luajtur në kazino, sepse luanin shpesh. Pas orës 15: 00 ai nuk u bë më i gjallë. Ata të dy ishin shokë që prej 15 vitesh. Dyshimin e kam tek Aleksandri, pasi pretendont­e se le- kët ia ka dhënë Fatjonit. Pse mos të shkonte në polici 2- 3 orë në vonë, por priti disa orë më vonë. Pse lajmëroi vetëm njerëzit e vet, dhe mua jo. Telefonin e djalit tim e kishte Aleksandri. Ai telefon ishte i saktë",- tha nëna e dëshpëruar.

 ??  ?? 29- vjeçari i zhdukur, Fatjon Fejzillari
29- vjeçari i zhdukur, Fatjon Fejzillari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania