Gazeta Shqiptare

I zhvati 60 mln lekë drejtorit të postës, prokuroria kërkon 5 vjet burg për 27- vjeçaren

Historia e "Monalizës" nga Manëza, ja si e mashtroi 30- vjeçarin Barush Ahmeti Enertila Beqja përdorte 30 profile në ' Facebook' me foto modelesh e artistesh, i premtoi dhe martesë

-

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për Enertila Beqjan, e cila akuzohet se përmes mashtrimit i zhvati 6 milionë lekë të reja përgjegjës­it të postës në Manëz. Në seancën e djeshme që u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit ishin të pranishëm prindërit e 27- vjeçares, të cilët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar lirimin e vajzës së tyre të vetme. Gjatë fjalës së tij, prokurori i çështjes, Drini Pali tha se nga ana e organit të akuzës janë marrë parasysh disa fakte, duke nisur nga rrezikshmë­ria e personit, gjendja ekonomike e sociale dhe fakti që nuk ka shprehur pendesë dhe nuk e ka pranuar fillimisht ngjarjen. "Kërkojmë pesë vjet heqje lirie, por me aplikimin e uljes së 1/ 3 së vendimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie", tha Pali. Sipas, tij, hetimet për këtë ngjarje kanë zgjatur 7 muaj dhe u konstatua se vajza nga Manza kishte përdorur 30 profile në ' Facebook' me foto artistësh dhe modelesh të huaja. Kështu ajo arriti që t'i prishë mendjen përgjegjës­it të postës së Manëzës, Barush Ahmatit, duke i premtuar martesë me të. Ajo arriti të përfitojë prej tij të mira materiale si veshje, materiale ndërtimi, elektrosht­ëpiake etj. me vlerë 6 milionë lekë ( të rinj). Ndërkaq, avokatja mbrojtëse i kërkoi gjykatës të thirret në gjyq edhe Barush Ahmati, i cili e denoncoi 27- vjeçaren për zhvatje me anë të mashtrimit të 6 milionë lekëve. Gjykatësi i çështjes, Petraq Curri e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke thënë se Ahmati pas marrjes në pyetje nga gjykatësi ka thënë se nuk ka dëshirë të paraqitet në sallën e gjyqit. "Mbetet në dëshirë të tij dhe aspak me urdhër gjykate",tha relatori Curri. Pritet që në seancën e radhës të jepet edhe vendimi për 27vjeçaren, e cila në internet përdorte mbi 30 adresa ' Facebook' dhe kishte shfaqur personalit­ete të shumëfisht­a dhe herë pretendont­e se do lindte një fëmijë, e herë që do martohej në muajin gusht.

MASHTRIMI

Në shtator të vitit që shkoi, "GSH" ishte në shtëpinë e familjes Beqja në Manëz. Në dhomën e saj u gjet dhe një fustan nusërie i sapo blerë, një krevat fëmije dhe rrobat e një bebeje mashkull. 27- vjeçarja pretendont­e se ishte shtatzëne dhe do të martohej me Alban Stafën, personazhi imagjinar i saj, për të cilin foli edhe në gjykatë pas arrestimit. Enertila Beqja i paraqitej drejtorit të postës, Barush Ahmati në ' Facebook' me emrin Elona Gjoka dhe me këtë profil i ka zhvatur për një periudhë gati tri- vjeçare shumën e madhe të lekëve dhe të dhuratave. Në atë kohë, prokuroria deklaroi se dispononte prova e fakte që prej vitit 2015- 2017 ku profili me emrin Elona Gjoka kishte zënë miqësi me Barush Ahmetin. Pasi zuri miqësi më 30- vjeçarin, ajo i tha që ishte nga Manëza dhe jetonte me familjen në Milano të Italisë. Fillimisht Elona ( Enertila Beqja) i kërkoi Barushit një palë kolltukë që t'ia çonte tezes në fshatin Manëz, meqë ishte në gjendje të keqe ekonomike. Barushi në celularin e tij si provë për prokurorin­ë ka paraqitur foto nga kolltukët si dhe faturën e tyre. Më pas vijuan dhuratat me blerjen e dy televizorë­ve plazmë, aparat dixhitalbi, lavastovil­je, sobë druri, pistës vrapit për palestër, bizhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy ipohne 6 dhe 7 plus. Dhurata këto të cilat ishin të fotografua­ra dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente. Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqjas, babait të vajzës. Sipas or- ganit të akuzës, Enertila i kishte dërguar me "Facebook" fotografin­ë e kartës së identiteti­t të Myrezajt dhe Barushi, i cili pasi kishte blerë motorin e kishte targuar dhe regjistrua­r në emër të babait të saj. Vajza pretendont­e se ishte e fejuar me një person në Itali, ndërsa edhe në rrjetet sociale mbante mbiemrin e tij. Po kështu Enertila Beqja kishte krijuar një rreth familjar të imagjinar me bashkëshor­tin e ardhshëm imagjinar, një rrjet shoqëror po kështu imagjinar, për të cilin kishte hapur edhe adresat false në ' Facebook', e për më tepër të gjitha menaxhohes­hin prej saj dhe komentohes­hin po prej saj në çdo rast.

 ??  ?? Enertila Beqja, në gjykatën e Durrësit
Enertila Beqja, në gjykatën e Durrësit
 ??  ?? Një nga profilet e Beqjas në ' Facebook'
Një nga profilet e Beqjas në ' Facebook'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania