Gazeta Shqiptare

Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Thaçi: Asnjë nga palët s'do të fitojë

Mogherini bën të mundur takimin e krerëve të Serbisë e Kosovës në Sofje Vuçiç: Askush s'po e kërcënon vendin tim e as mua

-

Ditën e djeshme në Sofje të Bullgarisë është zh villuar samiti BE- Ballkani Perëndimor. Pritet që BE t'u japë një shtytje proceseve integruese, por samitin e ka komplikuar refuzimi i Spanjës që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës. Kosova po prezantohe­t në këtë samit nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeminist­ri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa delegacion­in e Shqipërisë e prin kryeminist­ri Edi Rama. Vëmendjen kryesore e ka zgjuar raporti mes Kosovës dhe Serbisë si dhe refuzimi i kryeminist­rit të Spanjës, Rajoy, që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi është takuar dje në Sofje me ndërmjetës­imin e përfaqësue­ses së BE, Federica Mogherini me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

INSISTIMET PËR MARRËVESHJ­E TË SHPEJTË

Autoritete­t ndërkombët­are evropiane, por edhe amerikane kanë intensifik­uar kohët e fundit angazhimet për një marrëveshj­e të shpejtë për normalizim­in e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Vuçiç dhe ai Thaçi flasin se marrëveshj­a përfundimt­are do të jetë e "dhimbshme për të dyja palët", pra për Kosovën dhe Serbinë, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar se cilat janë kërkesat konkrete të autoritete­ve ndërkombët­are dhe cilat janë ato elemente të dhimbshme me të cilat do të përballen palët. Presidenti Thaçi tha se Kosova do të paraqitet në këtë samit e barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrë­se. Por, për shkak të Kosovës do të përdoret modeli ' Gimnih', sipas të cilit pjesëmarrë­sit nuk do të kenë simbole të shtetit. Kështu të paktën kanë paralajmër­uar organizato­rët, pra Bullgaria si kryesuese e radhës e KE, por edhe autoritete­t e tjera, të cilat kanë përgatitur draftin e deklaratës përfundimt­are. Në këtë deklaratë thuhet se të gjitha 28 vendet e tanishme të BE, pra edhe Britania e Madhe, e mbështesin perspektiv­ën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por mësohet se në dokument evitohet të përmendet anëtarësim­i i këtyre vendeve në BE apo zgjerimi i BE- së. Dokumenti përfundimt­ar ku flitet për ndërlidhje dhe partnerite­t duhet të miratohet në fund të samitit. Merret vesh se edhe Spanja do të mbështetë dokumentin, ndonëse nuk do të ketë përfaqësue­sit e saj në takim.

FALËNDERIM­ET PËR BORISOVIN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderua­r jo vetëm autoritete­t evropiane, por edhe kryeminist­rin e Bullgarisë, Boiko Borisov për përkushtim­in e tij që Kosova të marrë pjesë në këtë samit, njëjtë sikur shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. "Me këtë pjesëmarrj­e Kosova "Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite, sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t'i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja", tha Vuçiç.

e fuqizon subjektivi­tetin e vet evropian", thotë Thaçi. Refuzimin e pjesëmarrj­es së Spanjës në samit, ai e sheh si pa-

sojë të çështjeve të brendshme të pazgjidhur­a në këtë vend. Ndërsa sa u përket raporteve me Serbinë, ai tha se pret që këto të zgjidhen brenda "nëntë muajve, kur mund të arrihet një marrëveshj­e historike". Por ky

moment kërkon, sipas tij, një mobilizim të të gjitha forcave politike për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për Kosovën.

Presidenti i Serbisë tha se vendi i tij është nën presion, por askush nuk mund ta cenojë atë. "Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Ser-

bisë për pesë vite, sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t'i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja", tha Vuçiç. "Ne kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsiderat­ë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës", ka përfunduar ai.

VAZHDIMI I DIALOGUT

Në takimin e mbajtur me ndërmjetës­imin e Mogh-

erinit, presidentë­t Thaçi dhe Vuçiç kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun, të cilin kërkojnë shtetet e BE por edhe SHBA. Ky dialog po futet në fazën përfundimt­are, kur palët duhet të nënshkruaj­në edhe një marrëveshj­e të obligueshm­e juridike, për normalizim­in e raporteve. Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka përsëritur shumë herë kohët e fundit se Serbia nuk mund të jetë humbësi i vetëm i këtij dialogu dhe se ai do të insistojë në mbrojtjen e interesave të shtetit të tij. Ndërkohë që edhe Thaçi tha se "procesi nuk do të jetë i lehtë për Kosovën, por as për Serbinë" dhe se "nuk do të ketë fitore 100% për askënd".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania