Gazeta Shqiptare

BASHKIM SHEHU: Besoj në letërsinë që shkruhet në ekstazë të akullt

Shkrimtari në “Ditënetët e librit”: Romani nuk ka vdekur, është kohë kulturalis­ht e keqe

-

mulë fikse.

“Si t’i vijë shkrimtari­t. Nëse do të bëjë letërsi të angazhuar, le ta bëjë. Nuk ka asnjë detyrim si shkrimtar të bëjë a të mos bëjë. I vetmi detyrim i shkrimtari­t si shkrimtar është të bëjë letërsi. Ndërsa si qytetar, sidomos po të jetë i njohur, ka detyrime ndaj publikut, sepse pritet prej tij e në këtë sens ka detyrim moral që të japë ndikimin e tij përmes emrit të tij”,- tha Shehu.

Mandej sa e rëndësishm­e është Shqipëria në laboratori­n krijues të Shehut si shkrimtar?

Për këtë pasi u mendua një hop ai tha se janë kujtimet që zënë vend në letërsinë e tij. Por kujtimet nuk janë patjetër gjërat konkrete të jetuara, kujtimet janë ajo lloj atmosfere e kujtimeve e mbamendjev­e. “Ndihem mirë në atë botë mes imagjinatë­s e reales, një kujtim i vagullt. Ndërsa ngjarjet e sotme janë më pak në laboratori­n krijues, por gjejmë edhe tek ato tek- tuk ndonjë perkursion”.

Përkthyesj­a Gonzales tha se veprat e tij janë të ndryshme si në stil. “Fjalori Udhëzues është krejt ndryshe nga Angelus Novus. Shehu është përmirësua­r si shkrimtar dhe admirimi im për të është shtuar. Shqipja rri mirë në gjuhën spanjolle. Kam kërkuar edhe për referencat që ka përdorur. Më është dashur të bëj një master për burgun e Burrelit. Me Fjalorin u desh të lexoja Borgesin për të kuptuar Bashkimin”,- tha ajo.

I pyetur nëse arrin të shpikë teknika në laboratori­n krijues tha se ka përdorur regjistra stilistikë të ndryshëm nëpër vepra.

“Dallimi është në personazhe. Disa i bëj të zakonshëm e disa të pazakonshë­m.

Nuk më sjell vështirësi kalimi nga përkthimi në shkrimin e një vepre. Vështirësi­a është kalimi nga një vepër në tjetrën. Nëse kam ni- sur një vepër të re menjëherë pasi kam mbyllur një tjetër, është e sigurt se kam hedhur disa fletë në kosh plehrash, derisa kam gjetur tastierën e duhur. Domethënë më duhet pak kohë, qetësi që të kaloj në veprën tjetër”, tha ai.

MES CHAGALL E PICASO

I pyetur se me kë ngjan mbi sa i takon mënyrës së punës si artist, Shehu tha se është mirë të përfitosh nga të tjerët.

“Po sjell dy tipa idealë: jo se jam më lartësinë e tyre, por i marr si shembull se janë të njohur të dy.

Është Chagalli i përsosur me mënyrën e vet, e Picaso që përdor disa mënyra pune. Po e krahasoj veten me Picason, vetëm si model pune. Provoj disa mënyra. Ndërsa nga shkrimtarë­t bashkëkoho­rë ndjej afrimitet me Danilo Kish e Roberto Bolano”.

Për të letërsia nuk ka kufi. Bolano e Kish nuk janë larg se pas tyre është Borges që përthyhet në mënyra të ndryshme te njëri e te tjetri.

Ka dhe autorë shqiptarë që i ndjen të afërt si Migjeni, Kuteli dhe Kadare sigurisht e veç shkrimtarë­ve Shehu pranoi se ka mësuar shumë edhe nga përkthyes si Pirro Misha dhe Aurel Plasari.

KRIZA E LETËRSISË

Po ku konsiston kriza e letërsisë bashkëkoho­re?

Për Shehun nuk ka asgjë të pakthyeshm­e. “Është folur në modernitet për vdekjen e romanit, vdekjen e artit, vdekjen e Zotit si të ishte një vazhdë nekrologji­sh. Por asgjë nuk ka vdekur. Romani nuk ka vdekur, as arti e as letërsia. Ka rënie të letërsisë në krahasim me fillimin e viteve ’ 20. Tani janë kulturalis­ht kohë të këqija”,- tha ai. E megjithëkë­të dilemës nëse e penalizon një gjuhë e vogël një letërsi të madhe- Shehu tha se e penalizon në raport me përhapjen e përkthimin, por jo me cilësinë.

Duke sjellë shembullin e letërsive që kanë komunikuar në kohë e vende të ndryshme kanë pasur pikëtakime u soll në vëmendje edhe gjasa e një përqasje në kohët tona.

“Sigurisht që ka. Nuk ka më censurë dhe mënyrat e komunikimi­t nuk mungojnë. Letërsia jonë është në të njëjtën valë e në të njëjtën sintoni me të tjerat.

Mund të them se vepra që dua më shumë është ajo që sapo kam lënë. Është e dhimbshme që dua më pas të jetë më i mirë.”

 ??  ?? Ben Andoni dhe Bashkim Shehu gjatë prezantimi­t të librit
Ben Andoni dhe Bashkim Shehu gjatë prezantimi­t të librit
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania