Gazeta Shqiptare

BE në udhëkryq

-

ushtrinë e përbashkët. Është ironi ndoshta e historisë që një politikë e tillë u propozua qysh në 1955 po nga francezët ( ang. European Defence Community) dhe u rrëzua po nga ta, kryesisht nën influencën e De Gaulle- it euroskepti­k nga frika e këtij të fundit se kërcënonte sovranitet­in e Francës. Një sovranist i bindur, De Gaulle madje tërhoqi më vonë dhe vendin e tij nga NATO, si dhe krijimin e krizës së “karriges bosh të Luksemburg­ut” ku tërhoqi Francën nga presidenca e Këshillit derisa me kompromisi­n e mëvonshëm u ra dakord për veton në rast prekje të sovranitet­it. Është sërish një paradoks historik që Franca euroskepti­ke e De Gaullit kthehet sot në euroentuzi­aste të flaktë, por skeptike ndaj zgjerimit, sepse ky i fundit pengon përpjekjet federalizu­ese brenda 27 vendeve ( pas Brexit).

Debate që synojnë thellimin kanë të bëjnë, gjithashtu, me mosprekjen e lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen, bash ku disa shtete kishin rivendosur apo diskutuar për rivendosje të kufizimeve të tilla që lidheshin me vendet e treta për t’u mbrojtur nga rreziqet e valës së refugjatëv­e apo terrorizmi­t. Kontrollet kufitare ndërkohë janë duke u shtuar dhe kufizime shtesë për vendet joanëtare, ku përfshihet edhe Sh- qipëria do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i 2020- ës. Gjithashtu, politikat e azilit, të formuluara përmes traktateve të Dublinit, në fakt, kanë rezultuar aspak efektive dhe kanë nxitur një debat të brendshëm mes vendeve anëtare për moszbatues­hmërinë e tyre në praktikë.

Bashkimi Europian sot është në një udhëkryq që shënjon të ardhmen e tij të pasigurtë. Një forcë unike ekonomike, me një treg prej 500 milionë konsumator­ësh, partner kryesor tregtar i SHBA- ve, Kinës, Rusisë, Afrikës e me radhë, një eksperimen­t i jashtëzako­nshëm i triumfit mbi interesat parokiale dhe forcë eman- cipuese dhe liberalizu­ese e papreceden­të, është, gjithashtu, një mbartëse kontradikt­ash që asnjë sistem tjetër federal apo konfederat­iv nuk i ka pasur. Mes të qenit një shtet dhe një organizatë ndërkombët­are, por, në fakt, po qenë as njëra, as tjetra prej tyre, BE sot qëndron në kapërcyell të fatit të saj historik. Se cilin kah pritet të marrë, është e rëndësishm­e dhe për ata që presin pas dere si Shqipëria dhe fqinjët e saj ballkano- perëndimor, të cilat kanë lidhur shpresat e tyre për zhvillim ekonomik, demokratiz­im dhe forcim të shtetit të së drejtës pikërisht me fatin e mbramë të Bashkimit Evropian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania