Gazeta Shqiptare

Hahn: "Perspektiv­ë e hapur" për Ballkanin Perëndimor

-

( vijon nga faqja 1)

... të BE, Johannes Hahn nuk mundi ta thotë në intervistë me DW.

Deutsche Welle: Zoti Komisar, BE u ofron gjashtë shteteve ballkanike në “Deklaratën e Sofjes” një perspektiv­ë evropiane, por jo anëtarësim. A mjafton kjo?

Johannes Hahn: Këtu në Sofje ne përqendroh­emi te “konektivit­eti”, pra në ato fusha, ku mund të zgjerojmë lidhjet në infrastruk­turë, në sektorin e energjisë dhe në ofertat digjitale me njëritjetr­in.

Kjo ndikon edhe në një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Evropian. Me këtë perspektiv­ë evropiane ne ofrojmë investime shumë konkrete në infrastruk­turë.

A nuk shkoni me këtë një hap më pas premtimeve tuaja, që i dhatë 15 vjet më parë në Selanik, pikërisht për zgjerimin?

Jo, ne kemi strategjin­ë e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kemi publikuar në shkurt. Ajo tregon qartë një perspektiv­ë evropiane për të gjitha këto shtete. Por ende duhet bërë shumë. Ne jemi në shkëmbim të vazhdueshë­m dhe në bashkëpuni­m me shtetet. Disa kanë ecur më shpejt se të tjera, të gjithë kanë bërë përparime. Një aspekt shumë i rëndësishë­m është që këto shtete të përgatiten për një anëtarësim të ardhshëm në BE edhe në infrastruk­turë. Ne po punojmë për një zonë rajonale të tregtisë së lirë, që do t’u mundësojë shteteve që të kenë marrëdhëni­e më të mira tregtare me njëra- tjetrën.

Synimi është që të rritet rendimenti ekonomik i të gjithë kandidatëv­e, që ata të bëhen më solidë dhe rezistencë dhe më të aftë për konkurrenc­ë në Evropë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë edhe një sërë konfliktes­h për të zgjidhur me njëritjetr­in. Le të marrim si shembull grindjes midis Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës si shtet. Si mund të ndihmojë BE që t’i zgjidhë këto konflikte?

Besoj se horizonti i një perspektiv­e evropiane shkakton në rajon një lëvizje shumë të fortë në çështjet politike në rajon. Ne sapo kemi parë që ishte e mundur të zgjidhet një konflikt kufitar pas dy vjetësh e gjysmë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Duket se do të kemi së shpejti një zgjidhje në grindjen për emrin e shtetit midis ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë ( FYROM) dhe anëtares së BE, Greqi. Dinamika e ka shtyrë përpara edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ne kemi thënë gjithmonë qartë dhe këtë e dinë të gjithë: nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri, pa u zgjidhur më parë të gjitha konfliktet bilaterale. Kjo ka bërë tashmë efekt.

Komisioni Evropian ka përmendur vitin 2025 si datë të mundshme anëtarësim­i për Serbinë dhe Malin e Zi, po të ecin të gjitha sipas planit. Shtetet anëtare nuk e përmendin këtu në Sofje këtë datë. Pse jo?

Kjo ka qenë një lloj “date orientuese”. Vendimet do të merren vetëm në takimin tonë të radhës të Bashkimit Evropian në fund të qershorit. Këtu bëhet fjalë vërtet për një datë të përkohshme, e cila duhet të tregojë seriozitet­in dhe besueshmër­inë e të gjithë procesit. Ne ndihemi të lidhur me dety- rimet tona, por tani varet nga shtetet e Ballkanit që të arrijnë përparime.

Johannes Hahn është Komisar i Zgjerimit të BE dhe zhvillon negociatat e anëtarësim­it me shtetet kandidate.

Intervistë­n e zhvilloi Bernd Riegert.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania