Gazeta Shqiptare

Gjici: Keqardhje për Vllazninë, por jemi ekip serioz

Njëshiiklu­bitkuksian­thumbonHal­ilindhe" bekon" lidhjenmeS­hkumbinQor­mehmetin Presidenti mohon tezat e një tolerimi të mundshëm

-

Në pak ditë te Kukësi ka pasur shumë zhvillime, duke filluar që nga sigurimi i vendit të dytë, shitja e Gurit, apo edhe shkarkimi i menaxherit Naim Halili. Në lidhje me këto situata ka folur presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka sqaruar largimin e menaxherit, i cili njihej si krahu i djathtë i tij. Në një intervistë për "Report TV", Gjici është ndalur edhe te Vllaznia, për të cilën thotë se ndjen keqardhje, por në fund duhet respektuar kampionati. Shitjen e Sindrit Gurit, ai e shikon si një pikënisje të projektit të tij dhe synimi është që çdo fundsezoni të shiten 3- 4 lojtarë. Sigurisht kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, por me punë gradualish­t gjërat mund të përmirësoh­en. Numri një i klubit verilindor ka folur në lidhje me transferim­in e shkodranit, ndërkohë që ka zbuluar se ka pasur ofertë edhe nga Dinamo Zagreb dhe ekipe të Serie A. "Unë kam pasur shumë oferta edhe nga klube shumë të mëdha, si Dinamo e Zagrebit, apo ekipe të Serie A italiane, pasi siç e dini, Guri ka edhe pasaportën italiane dhe është një plus për këtë lojtar dhe për klubin. Kjo ishte edhe arsyeja që ne bëmë një transferim me shifra të tilla. Ndoshta nga Ostende do transferoh­et në ndonjë klub tjetër me një çmim më të madh, por unë i uroj sukses Gurit për atë që ka dhënë dhe i uroj suksese tek Ostende", ka ai thënë mes të tjerash. I pyetur në lidhje me shumën e derdhur në arkat e klubit, presidenti i Kukësit nuk ka dashur të zbulojë shifra, por tregon se zotërojnë ende 20% të kartonit dhe madje për çdo transfertë që do të bëhet. Gjici ka treguar se ka pasur një takim me trajnerin Peter Pacult dhe se pret që ai së bashku me stafin të gjejnë lojtarët që u duhen, 4- 5 të cilët të bëjnë diferencën, me synim kapjen e grupeve në Europa League apo Champions League.

ÇËSHTJA "HALILI" - "Menaxherin Halili e kam marrë jo se ka pasur ndonjë dijeni për fushën që ka mbuluar, por kam marrë si kuksian. Ka qenë krahu im i djathtë deri diku në aspektin e menaxhimit, por me thënë të drejtën më ka zhgënjyer në disa menaxhime që nuk ka pasur as autoriteti­n, as përvojën, as nuk ka qenë i aftë për t'i menaxhuar", thotë mes të tjerash Gjici, që më tej vijon të flasë dhe lë të kuptojë se edhe raporti i tij me Pakult nuk ka qenë i duhuri. "Nuk ka qenë marrë shumë me klubin, ka pasur kritika herë pas here edhe në takimet që unë kam bërë me stafin. Ai nuk e ka zbaruar atë që i kam thënë unë, është marrë me disa punë të tjera, që nuk kanë lidhje me klubin. Erdhi vendimi im që të vijë dikush tjetër, që të vijë dikush që e njeh më mirë tregun e lojtarëve, brenda dhe jashtë vendit. Shkumbini është një nga ata, që e tregoi veten në transfertë­n e parë që bëri me Gurin. Do ta kemi në çdo lojtar që do të ketë premisa për të shkuar lart. Do rritim stafin, në futboll nuk merret ' hajt se ky është kuksian dhe ta marrin në menaxhim'. Duhet parë nëse bën apo nuk bën për punën. Ka ardhur koha që ne t'u japim prioritet edhe stafeve. Ne kemi marrë ' timonierin' e ekipit, që është trajneri Pakult, një trajner me përvojë, korrekt dhe me disiplinë. Ai do patjetër edhe stafin që të bashkëpuno­jnë ashtu siç ka linjën e vet të korrektësi­së dhe disiplinës. Ndoshta Naimi nuk iu përgjigj kësaj disipline e kërkese llogarie dhe për rrjedhojë morën edhe vendimin për ta larguar nga klubi", përfundoi Gjici.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania