Gazeta Shqiptare

Të rinjtë opozitarë shfaqin videon e "Narcos" dhe kërkojnë largimin e Xhafajt

-

Policia

e Tiranës kallëzoi dje në prokurori të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Rinore për Integrim pas protestës që zhvilluan dje para ministrisë së Brendshme dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Mes të kallëzuarv­e është edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Bazuar në nenin 262 të Kodit Penal ku thuhet se organizimi i manifestim­eve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitav­e të veçanta apo kur nga organizato­rët shkelin kushtet e parashtrua­ra në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Por të rinjtë e FRPD- së dhe LRI- së protestuan sërish mbrëmë para Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që për kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi procedimet penale ndaj të rinjve që protestuan para Ministrisë së Brendshme janë bërë për t'i stepur ata. Teksa shfaqën një video të shkurtër të serialit "Narcos" të përshtatur në realitetin shqiptar, ata kanë kërkuar edhe largimin e kryeminist­rit nën thirrjet "Rama ik". "Burg, burg, burg", "Qeveria e drogës" dhe "Rama ik" ishin thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve që iu bashkuan protestës së pasdites. "Tani edhe Policia e Shtetit do të ketë mundësi të shohë se për cilat klane punon sot", tha kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi, teksa shfaqej video. Kreu i të rinjve demokratë deklaroi më herët se zyrat e PD dhe të FRPD janë survejuar nga policë privatë një ditë para zhvillimit të protestës. "Ky është hap për të na stepur, se nuk ka qenë vetëm kjo formë. Një natë para protestës, deri në orën 12: 30 të natës, selia e PD, zyrat e Forumit Rinor nga jashtë kanë qenë të survejuara nga policë civile, të cilët çdo të ri që ka dalë nga zyrat, e kanë ndaluar për ta pyetur, për ta intimiduar. Kanë ardhur civilë që janë afruar, kanë tentuar të indimidojn­ë të rinjtë për të mos marrë pjesë në protestë dhe sigurisht nuk ia kanë dalë dot mbanë. Vijojnë me tentativa nga më të ndryshmet për të na stepur, për të na ndaluar, sepse e kanë të qartë forcën e rinisë", tha z. Këlliçi. Ai shprehu bindjen se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Fatmir Xhafajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania