Nisin procedurat e azilit në Kosovë për Albert Veliun
Audio- përgjimi, 51- vjeçari deklaroi se ka biseduar me Agron Xhafajn për trafikimin e një sasie kanabisi Motivi i kërkesës, "dëshmitarit X" i kërcënohet jeta në Shqipëri
Albert Veliu, i njohur ndryshe dhe si "dësh mitari X", u ndalua pak ditë më parë së bashku me të birin nga autoritetet kosovare me dyshimin se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj. Ditën e djeshme burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i thanë "Zërit të Amerikës" se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun, njeriu i cili deklaroi se ka biseduar me Agron Xhafajn për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie marijuane, shkruan VOA. Të njëjtat burime shpjeguan se, do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë para çdo vendimi, ndërsa theksuan se "do të respektohen të gjitha procedurat për azil". Më herët u deklarua se Policia e Kosovës ka vënë në pranga më datë 28 maj shtetasin Albert Veliu, i njohur si "dëshmitari X" në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj. "Mund t'ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, zyra për informim e PK- së", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për Veliun. Ndërkohë, u bë me dije se arrestimi është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk Pas
dyshimeve për përf shirje të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në grupin kriminal Habilaj, prokurorët e Krimeve të Rënda udhëtuan drejt Italisë për të siguruar prova të reja fajësie ndaj tij. Besim Hajdarmataj, kreu i grupit të hetimit për çështjen "Tahiri" dhe prokurori Vladimir Mara, udhëtuan drejt Katanias për të marrë në pyetje Moisi Habilajn, që dyshohet si kreu i grupit kriminal dhe dy të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj. Gazetari italian Dario De Luca dha detaje ditën e djeshme lidhur me marrjen në pyetje të Moisi Habilajt nga prokurorët shqiptarë. Ai tha se Habilaj u pyet në orën 09: 00 nga prokurorët shqiptarë, të cilët shkuan në Itali tri ditë më parë. Ai konfirmoi se dy ditë më parë, prokurorët e Krimeve të kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht dy shtetasit janë ndaluar normalisht për kontroll të rregullt. Aty ka rezultuar se Albert Veliu dhe i biri nuk kanë kaluar legalisht, pasi asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në kufirin e Kosovës. Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara kanë marrë në pyetje në burgun e Katanias, Meridion Sulajn dhe Nazer Seitajn ndërsa ditën e djeshme për tri orë rresht është marrë në pyetje i pandehuri Moisi Habilaj. Më datë 28 maj, Policia e Kosovës deklaroi se ka vënë në pranga shtetasin Albert Veliu, i njohur si "dëshmitari X" në rastin e Agron Xhafajt. Mund t'ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet ligjore më dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, zyra për informim e PK- së", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Albert Veliu, një ish- i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio- përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Për hetimet mbi audioregjistrimin, dëshmitari Albert Veliu ka këmbëngulur se nuk e ka realizuar ai përgjimin, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit, si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut. Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.
Në fundjavë, ministri Xhafaj deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër çdo përgjegjësi ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar do të rezultonte zëri i të vëllait. "Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?", u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në "Tëitter". Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak edhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u regjistruan momente të forta tensioni mes manifestuesve dhe policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të, "dorëheqja e ministrit të Brendshëm është një çështje e panegociueshme".