Gazeta Shqiptare

Ministri austriak, Xhafajt: Do mbrojmë kufijtë tanë, nëse kemi situata si në 2015

-

Ministri

Xhafaj pati dje, një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Austrisë për çështjen e migrantëve nga vendet e treta. Rritja e numrit të migrantëve nga vendet e treta, të cilët kalojnë përmes vendeve të Ballkanit drejt vendeve të BE- së, ishte fokusi kryesor i bisedës. Ministri Xhafaj duke vlerësuar këtë shqetësim, e njohu homologun austriak me masat e shtuara të Policisë së Shtetit, për menaxhimin dhe përballjen e kësaj situate, veçanërish­t përgjatë vijës kufitare me Greqinë, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme. "Pavarësish­t masave të shtuara, vihet re një numër në rritje i migrantëve që depërtojnë përgjatë kufirit me shtetin grek. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, një pjesë sistemohen në Qendrat e Përkohshme të Pritjes, por qëllimi i tyre final mbetet rrugëtimi në vendet e BE- së. Ministri Xhafaj e informoi homologun Kickl se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandalua­r këtë fenomen, me gjithë burimet e pakta në dispozicio­n. Në këtë kontekst, nënshkrimi sa më shpejt i marrëveshj­es së dakordësua­r tashmë me FRONTEX, do të ketë një ndikim të posaçëm", vijon njoftimi. Ministri Kickl, duke vlerësuar përpjekjet e palës shqiptare, e falënderoi ministrin Xhafaj për prezantimi­n e situatës dhe sugjeroi që këto çështje të jenë në rendin e ditës, në takimin rajonal që mbahet në Brdo të Sllovenisë, në fillim të qershorit. Ai sugjeroi që të vijojnë takimet në nivel operaciona­l, për një qasje të koordinuar mes shteteve për këtë situatë, veçanërish­t sa i takon luftës kundër kontraband­istëve të personave, për të shmangur një situatë si ajo e vitit 2015. Nëse do të ndodhemi në një situatë të ngjashme, - u shpreh ai, - qeveria austriake është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe të shteteve të tjera. Në këtë aspekt, ministri austriak theksoi nevojën e veprimeve të mirë- koordinuar­a mes shteteve. Ministri Xhafaj kërkoi që BE- ja të konsideroj­ë një paketë financiare, të domosdoshm­e për të mbështetur menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

trin kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëri­të tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Europian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që

të bashkëpuno­jmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lancuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, kryeminist­ri i djeshëm, Aleksandër Vuçiç, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderue­s që kryeminist­ri ka shprehur interesin dhe mbështetje­n e tij",- tha Rama. Sa i përket imigrantëv­e, Rama tha se, "Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësues­e, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrollua­r prej nesh, ama na duhet një bashkëpuni­m i ngushtë dhe i menjëhersh­ëm për të shmangur rishfaqjen e skenave që shqetësuan, madje tronditën Europën në vitin 2015. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpuni­m të ngushtë me Austrinë dhe patjetër, edhe me vendet e tjera të interesuar­a për këtë proces". "Për sa i përket negociatav­e Shqipëria e meriton",- u shpreh Rama. I pyetur nga gazetarët nëse do të mundet Shqipëria të çelë negociatat gjatë presidencë­s austriake që nis në korrik, Kurz tha: "Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund t'ju jap një përgjigje, apo siguri për këtë. Siç e tha dhe kryeminist­ri, ka disa shtete anëtare të Bashkimit Europian, të cilët për shkak të problemeve, apo çështjeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, pra, të thonë po. Megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri, që të shkojë drejt rrugës së reformave. Shqipëria ka bërë shumë në rrugën e integrimit europian në vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave. Megjithatë nuk e di se kur do të merret ky vendim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania