Gazeta Shqiptare

Aleksandër Vuçiç: Pavarësia e Kosovës, e pashmangsh­me

Janjiç: Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk hap automatiki­sht dyert e Bashkimit Europian “KE na ka vënë kusht arritjen e një marrëveshj­eje”

-

Në një intervistë për të përditshme­n serbe ' Novosti' presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç la të kuptohet se ka nisur ta pranojë se pavarësia e Kosovës është e pashmangsh­me. Vuçiç shprehet pesimist se nga dialogu me Prishtinën mund të dilet në një zgjidhje tjetër veç pavarësisë, të cilën sipas tij e ka përcaktuar Perëndimi. Vuçiç pranon se zgjidhja përfundimt­are do të jetë e dhimbshme për serbët dhe se për këtë duhet një konsensus i gjerë shoqëror në Serbi. "Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimor­e kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoria­le e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë. Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshj­e ligjërisht e detyrueshm­e duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë. "Megjithatë presidenti serb vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është mbi të gjitha në interes të Serbisë dhe nuk pranon që me të të bëhet pazar në këmbim të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Ndërkohë me strategjin­ë e re të zgjerimit, Komisioni Europian u ka vënë kusht të pashmangsh­ëm Kosovës dhe Serbisë, arritjen e një marrëveshj­eje për normalizim­in e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt pro- ceseve integruese. Një marrëveshj­e e tillë, është parashikua­r të arrihet gjatë vitit 2019. Kjo fazë e dialogut, në Prishtinë po shihet si pjesa finale e negociatav­e. Dialogu, zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacion­et përfaqësoh­en nga presidentë­t e shteteve apo kryeminist­rat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësue­sve të institucio­neve nga të dyja shtetet. Sakaq, Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhëni­e Etnike në Beograd është shprehur se nuk është i saktë qëndrimi i qeverisë në Serbi se me zgjidhjen e çështjes së Kos- ovës, dyert e Bashkimit Europian për Serbinë do të hapen automatiki­sht. "Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pa zbatimin e kapitujve 23 dhe 24 për pakicat, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, me të cilët hapet dhe mbyllet procesi i anëtarësim­it në BE. Rekomandim­i ynë për autoritete­t është që të fillojnë të punojnë në rregullimi­n ligjor dhe të zbatojnë dispozitat mbi të drejtat e pakicave kombëtare nëse duan të hyjnë në BE", tha Janjiq. Ndërkohë disa ditë më parë ka reaguar dhe Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë ku është shprehur në një intervistë se lidershipi politik në Kosovë dhe në Serbi më tepër janë të angazhuar në vendosjen e marrëdhëni­eve normale në mes dy shteteve, sesa për një pajtim ndërmjet dy popujve. Mendoj që politikanë­t, udhëheqësi­t politikë, mund të ndikojnë jashtëzako­nisht negativish­t në krijimin e njëfarë narracioni tek populli, të cilin e përfaqësoj­në këta politikanë, sepse, nëse këta shfrytëzoj­në një gjuhë të urrejtjes, atëherë gjithsesi që kjo do të reflektojë edhe te qytetarët"- është shprehur Blakaj.

 ??  ?? Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania