Berisha: Rama kreu grusht shteti, negociatat nuk hapen as në 2020- ën
Seancë në "Facebook", deputetët e PD- së: Nga Tahiri te Xhafaj, i vetmi hall i Ramës Paloka: Kthyet prokurorinë në letër higjienike
Deputetët e opozitës qëndruan dje në sallë për afro tri orë debate dhe përplasje me mazhorancën, e cila e braktisi sallën pas 2 orësh. Opozita bllokoi foltoren, duke transmetuar fjalimet ' live' në "Facebook". Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nuk mbajti fjalim, por qëndroi gjatë gjithë kohës në krah të deputetëve të PD e LSI. Ishte ish- kryeministri Sali Berisha, i cili foli për rreth 30 minuta. Ndërsa akuzoi kryeministrin, Berisha tha se negociatat jo vetëm që nuk do hapen në qershor, por as në 2020- ën. Ish- kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për lidhjet me krimin, teksa thotë se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës. Mungesa e mazhorancës në Kuvend s'e pengoi atë të vijonte me akuzat në adresë të pasardhësit të tij për lidhje me krimin e narkotrafikun. "Jo në 2018- ën, as 2019ën, as 2020- ta nuk hapen negociatat. Nuk të hap njeri negociata kur ke kryer grusht makabër shteti, ke marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese, ke shndërruar drejtësinë në një degë ekzekutivi", theksoi z. Sali Berisha. Ai shtoi më tej: "Edi Rama është rilindësi për të cilën bën fjalë në telefonatat me të dashurën Met Kanani, është një Balil tjetër. Do fitojë rilindësi i thoshte e dashura Met Kananit. Kanani mik kishte Gramozin, por në rilindës lartësonte vetëm Ramën", tha z. Berisha. Pa ironizuar nuk la as vizitën në Holandë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin së bashku me kreun e qeverisë i akuzoi si pengesë për hapjen e negociatave. "Shkoi të lobojë me Geronin, nuk t'i hap njeri negociatat. Nuk të hap njeri negociata kur ke kryer grusht makabër shteti, ke marrë pushtetin Gjykatës Kushtetuese, ke shndërruar drejtësinë në një degë ekzekutivi". Sipas tij, "Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës, sepse kur kishte marrë njoftime të përsëritura nga qeveria kolumbiane për 613 kg drogë në portin e Durrësit, bëri gjithçka që ta plaçkiste, ndërroi drejtorin e portit dhe çdo veprim tjetër. Pasi dështoi totalisht, u kujtua se aty kishte drogë dhe thotë se e kapin pa ndihmën e askujt, ndërkohë që agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftime". Gjatë fjalës së tij, Edi Paloka akuzoi mazhorancën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës.
"Ka kohë që ky parlament nuk mblidhet më për interesat e hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Gjithë ditën është i angazhuar të mbrojë krimin që e ka rrethuar dhe po e mbyt. Ka 5 vjet në atë karrige dhe nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur interesat e
krimit dhe personalet. Këto janë një palë interesa. E nisi duke mbrojtur kryetarët e inkriminuar të bashkisë që i vuri vetë, më pas vazhdoi me deputetët inkriminuar që vuri vetë. Sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas. Nga Tahiri Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nuk mbajti fjalim në Kuvend, por qëndroi gjatë gjithë kohës në krah të deputetëve të PD e LSI. Ishte ish- kryeministri Sali Berisha, i cili foli për rreth 30 minuta. Ndërsa akuzoi kryeministrin, Berisha tha se negociatat jo vetëm që nuk do hapen në qershor, por as në 2020- ën.
tek Xhafaj, ky është i vetmi hall që ka kryeministri. Kryeministri mund të përgjigjet pse nuk e kap ligji antimafia Gramoz Ruçin. E keni bërë si letër higjienike prokurorinë dhe e përdorni për çdo pisllëk që nxirrni ju", - deklaroi z. Paloka.