Trondit Zidan: Largohem, sepse e dua Realin
Zinedin
Zidan nuk ësh të më trajner i Real Madrid. Tekniku francez ka dhënë dorëheqjen në konferencën e djeshme për shtyp në sallën e Valdebebas. 45- vjeçari i jep fund aventurës në krye të "Los Blancos", me të cilët fitoi për tri vite rresht trofeun e Champions League. Të fundit arriti ta ngrejë në stadiumin "Olimpic" të Kievit, pasi mundi me rezultatin 3- 1 Liverpulin e Jurgen Klop. Francezi komunikoi para mediave shkëputjen e bashkëpunimit me gjigantët e La Ligas. Ai mori drejtimin e Realit më 4 janar të 2016- ës dhe pas 878 ditëve më vonë, vendos që të tërhiqet. ' Zizu' është takuar më parë me presidentin Florentino Perez dhe ka bërë të ditur se ai nuk do të vazhdojë në stolin e "Santiago Bernabeu". Ai ka udhëhequr Realin në 149 ndeshje, ku ka arritur 105 fitore, 28 barazime dhe 16 humbje. "Mora vendimin për të mos vazhduar si trajneri i Real Madrid, fola me presidentin për atë që mendoja dhe arsyet e mia. Mendoj se ishte momenti për të gjithë, për mua, për klubin. E di që është moment i veçantë, por mendoj se është më mirë për të gjithë. Ajo që mendoj është se ky ekip duhet të vazh- dojë të fitojë dhe ka nevojë një ndryshim. Mendoj se ekipi ka nevojë për diçka tjetër dhe padyshim një metodologji tjetër stërvitjeje e pune, ndaj e mora këtë vendim, pasi e dua shumë këtë klub dhe ia thashë edhe presidentit. Ai më dha mundësinë të vija të luaja te Reali, do t'i jem mirënjohës përgjithmonë. Por mendoj se sot për mua, për të gjithë, duhet ndryshuar, ndaj e mora këtë vendim për të mos vazhduar vitin tjetër", shpjegoi Zidan.