Gazeta Shqiptare

Basha në survejim, Rama: Le të qeshim me babale përgjimin për Lulzimin

Policia: Spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta

-

Partia Demokratik­e de noncoi dje ndjekjen, që, sipas saj, struktura të Policisë së Shtetit po i bëjnë kreut të opozitës Lulzim Basha dhe familjes së tij. PD pretendon se kryetari Basha dhe familjarët e tij, ndiqen dhe përgjohen nga segmente të policisë së shtetit. Për këtë çështje z. Basha zhvilloi paraditen e djeshme një mbledhje urgjente me zyrtarët e lartë të Partisë Demokratik­e, të cilët u interesuan dhe në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë. Në një dalje për mediat, nënkryetar­i i demokratëv­e Edmond Spaho tha se mbikëqyrja e Bashës bëhet për interesa kriminale dhe se pas këtij akti antiligjor qëndron kryeminist­ri dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Spahia e cilësoi dje survejimin e z. Basha si një operacion klandestin, i cili, sipas tij, është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj. "Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që denoncojnë krimin dhe drogën. Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë", deklaroi nënkryetar­i demokrat. Z. Spaho, akuzoi se ky operacion ka garancinë dhe mbrojtjen e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. "Këto operacione klandestin­e kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuroria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësue­sja dhe shërbëtorj­a politike e dyshes Rama- Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshki­mit si rezultat i shkatërrim­it të Gjykatës Kushtetues­e, paralizimi­t të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Sot, është më e domosdoshm­e se kurrë që reforma në drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar", u shpreh z. Spaho. Nënkryetar­i tjetër i PD- së, Edi Paloka iu përgjigj reagimit të kryeminist­rit Rama pas lajmit se kreu i PD- së Basha dhe familja e tij mbahet nën survejim nga policia. Rama tha se kjo është një shpikje e PD- së, por Paloka shprehet se Rama nuk bëri gjë tjetër përveçse vërtetoi qe është zar i Agron Xhafajt. Ai thotë se fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi është më e madhe nga sa duket. "Fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket. Për të qenë të sinqertë, krimi është ngatërruar shpesh ne këmbët e politikës, Partia

Demokratik­e pre tendon se nëpërmjet një operacioni klandestin, siç e quan ajo, Policia e Shtetit prej 24 orësh ndjek dhe përgjon kryetarin e opozitës dhe familjen e tij. Ky akt sipas PDsë është pa ligjshëm, antikushte­tues dhe kriminal. Por policia në një reagim hodhi poshtë pretendime­t duke theksuar se kryetari i opozitës mbrohet nga Garda dhe në asnjë moment nuk është survejuar nga policia. Lidhur me këtë reagoi dhe kryeminist­ri Edi Rama: Babalepart­itë e babaleopoz­itës kanë shpikur një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekrye­tarin e Partisë babalokrat­ike. Shpejt do të dalë nga të gjitha krahët. Por ajo që po ndodh sot është shumë e rëndë dhe e papreceden­të. Opozita në denoncimet e saj mbi lidhjet e Edvinit me krimin, e ka cilësuar shpesh atë si "kapo", si "kreu i kupolës, si "bos i krimit" etj. Në fakt, realiteti është shumë më i rëndë se kaq…; Edvin Rama nuk është "kapoja", nuk është e vërteta e babalepërg­jimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërg­jimin e shpikur sot ( dje) për Lulëzimin",- tha z. Rama. Edhe Policia e Shtetit mohoi dje lajmin për survejimin e kryetarit të PD- së, dhe familjes së tij. Ajo e quan spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta. "Nuk është aspak e vërtetë që familja e z. Lulzim Basha, kryetar i PD- ai që mban nën urdhra krimin. Edvini është ZARI i krimit. Ai është nën urdhra dhe përdoret nga krimi. Pas denoncimit që PD- ja bëri lidhur me përdorimin e strukturav­e të policisë për të survejuar kreun e PD- së, Edvini nuk bëri gjë tjetër përveçse vërtetoi që është dhe zar i Agron Xhafajt",- tha z. Paloka. së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore. Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformi­min e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojm­ë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze. Informimi i publikut rreth veprimtari­së së institucio­neve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacio­nin lehtësisht në rrugë zyrtare",- thuhet në njoftimin e policisë.

 ??  ?? Zyrtarët e PD dje në polici për denoncimin e survejimit të z. Basha
Zyrtarët e PD dje në polici për denoncimin e survejimit të z. Basha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania