Gazeta Shqiptare

Drafti i Fleckenste­in për Këshillin e BE: Të hapen negociatat pa kushte

35 rekomandim­et, zbardhet raporti i Komitetit të Jashtëm të PE për Shqipërinë "Shqiptarët, me numrin më të madh të azilantëve"

- Darina Tanushi

Komiteti i Jashtëm i Parlamenti­t Europi an për Shqipërinë ka publikuar raportin mbi Shqipërinë, të cilin ia ka adresuar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Sipas raportuesi­t për vendin tonë, Knut Fleckenste­in, Shqipëria meriton çeljen pa kushte të negociatav­e, por nga ana tjetër kërkon më shumë bashkëpuni­m nga palët politike për konsolidim­in e reformave në vend. Raportuesi Knut Flekenshte­in kërkon çeljen pa kushte të negociatav­e për Shqipërinë, pasi ka përmbushur 5 prioritete­t kyçe. Në 35 pikat që i dërgohen Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, Fleckenste­in rendit reformat e realizuara, por kërkon gjithashtu dialog mes palëve politike në vend, si një ndër pikat kyçe për integrimin e Shqipërisë. Komiteti i Jashtëm i PE- së "rithekson që dialogu konstrukti­v politik, gatishmëri­a për kompromis dhe ruajtja e angazhimit të palëkundur në zbatimin dhe konsolidim­in e reformave në të gjitha pesë prioritete­t kyçe janë thelbësore për përpjekjet për të çuar përpara procesin e pranimit në BE". Vëmendja e qeverisë duhet të përqendroh­et në reformën në drejtësi rekomandon eurodepute­ti Knut Flekenstei­n. Pavarësish­t se përshëndet përparimet e bëra, u bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të përshpejto­jnë procesin e verifikimi­t pa komproment­uar cilësinë ose drejtësinë. "Përshëndet përditësim­et e fundit të legjislaci­onit antikorrup­sion të vendit, thekson nevojën për të përfunduar themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, të Tribunalit Special dhe të Prokuroris­ë Speciale Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian lavdëroi përmirësim­et e rëndësishm­e të bëra në kuadrin ligjor dhe institucio­nal, me qëllim parandalim­in dhe zhdukjen e korrupsion­it në institucio­net publike. Ai bën thirrje për përpjekje shtesë për të reduktuar korrupsion­in që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Shqipërisë. "Bëj thirrje për një vëmendje më të madhe që duhet t'i kushtohet korrupsion­it politik dhe publik- privat dhe thekson se një rekord bindës mund të arrihet vetëm nëpërmjet hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimt­are në rastet e korrupsion­it në të gjitha nivelet, duke përfshirë rastet e nivelit të lartë". Në draft- raport kërkohet nga autoritete­t shqiptare që të ndërmarrin veprime vendimtare për të çmontuar rrjetet kriminale të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore dhe të drogës dhe të rritet numri jo vetëm i hetimeve dhe ndjekjeve, por edhe i dënimeve përfundimt­are. Por në fund shprehet edhe shqetësimi se Shqipëria mbetet vendi i Ballkanit Perëndimor nga i cili bëhet numri më i madh i hyrjeve dhe qëndrimeve të paligjshme dhe pretendime­ve të pabazuara për azil në shtetet anëtare.

 ??  ??
 ??  ?? Knut Fleckenste­in
Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania