Gazeta Shqiptare

Rama: Brenda 5 viteve numri i turistëve mund të shkojë 10 mln

Kryeminist­ri: Shqipëria është ende peng i prapambetj­es së zanateve "Garantojmë punësim të vazhdueshë­m përmes turizmit"

- Darina Tanushi

Vitin e kaluar nga tur izmi ka pasur 42 mijë të punësuar. Në 10 vitet e ardhshme presim që të shkojë në 250 mijë", deklaroi dje kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me të punësuarit në turizëm. Rama u shpreh se brenda 5 viteve numri i turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë mund të shkojë në 10 milionë. Por për të arritur objektivat, sipas tij duhen investime, ndërsa mori shembullin e Malit të Zi. "Shqipëria është ende peng i prapambetj­es së profesione­ve dhe zanateve që i duhen tregut të punës. Ata që mbarojnë arsimin profesiona­l, kanë mundësi për të hyrë më shpejt në punë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa kemi dëshirën, por një familje dhe një vend që jeton jashtë mundësive të veta, përvëlohet pastaj. Duhet të jetojë brenda mundësive të veta", u shpreh Rama. "Vende pune ka për financierë, teknologë dhe ekonomisë, por puna nuk vjen të shtëpia që të thotë ' çohu nga gjumi të pimë një kafe një herë dhe të shohim ç'do bëjmë'. Në sektorin e turizmit ka një potencial të jashtëzako­nshëm. Këtu janë ardhur 6 kuzhinierë turq, ndërsa ne menduam për 20 e ca vite vetëm për juristë. Edhe Mali i Zi është para nesh, se këtu u lejua kaosi në vijën bregdetare", theksoi gjatë fjalës së tij Rama. Ai u ka treguar të rinjve se pak ditë më parë ishte në kantierin e kompresorë­ve të gazsjellës­it Trans- Adriatik. "Imagjinoje­ni vetë, saldatorë nga Tajlanda, nga Pakistani, nga Turqia. Në stadiumin e ri kombëtar që po ndërtohet në Tiranë, saldatorët, shumica dërrmuese janë të huaj, që lënë shtëpitë e tyre në vende të largëta, vijnë dhe punojnë në Shqipëri. Nga njëra anë, sepse ata vetë duan të punojnë, nga ana tjetër, Shqipëria është ende peng i një prapambetj­eje disa dekadash, ku u hap një boshllëk i madh në pikëpamje të profesione­ve, të zanateve, që i duhen tregut të punës", u tregoi Rama të rinjve të punësuar në turizëm. Ai tha se ata që mbarojnë arsimin profesiona­l mund të gjejnë më shpejt punë se të tjerët. "Këtë vit vetëm në 3- mujorin e parë kemi 12- 13% rritje të numrit të turistëve dhe do të arrijmë mbi 15% rritje. Brenda 5 viteve mund të shkojmë në 10 milionë turistë, por natyrisht na duhen investime, sepse na duhen sh- tretër. Kemi një numër të kufizuar shtretëris­h në raport me kërkesën. E dinë shumë mirë edhe ata që kanë investuar dhe investojnë në turizëm, se kur bëjnë kontratat, i bëjnë me një pjesë të asaj që kërkohet, sepse numri që kërkohet është shumë më i lartë. Fluksi i ri turistëve nga vendet nordike, nga Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Islanda tregon se Shqipëria është krejt e kundërta që shpeshherë, rëndom, një "Këtë vit, vetëm në 3- mujorin e parë kemi 1213% rritje të numrit të turistëve dhe do të arrijmë mbi 15% rritje. Brenda 5 viteve mund të shkojmë në 10 milionë turistë, por natyrisht na duhen investime, sepse na duhen shtretër", tha dje Rama.

pjesë e jona e pikturojnë. Është një vend i bukur, një vend që ka çfarë ofron dhe një vend ku jo vetëm vijnë, por edhe rikthehen, që është një gjë shumë e rëndësishm­e. Ama ne duhet të bëjmë shumë më tepër. Për këtë arsye po bëjmë stimulimin maksimal të fuqizimit të industrisë së turizmit, sepse nëpërmjet industrisë së turizmit do të garantojmë një punësim të vazhdueshë­m real", tha më tej Rama.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Durrës
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania