Gazeta Shqiptare

Emigrantët nga Lindja, Bushati: Nuk mund të kapërcejmë kapacitete­t, jemi të gatshëm

-

Ministri

për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dimtir Bushati deklaroi dje se beson se në fund të këtij muaji Këshilli i Bashkimit Europian do t'i hapë një perspektiv­ë të qartë Shqipërisë. Bushati pati dje një interpelan­cë me një grup studentësh sa i përket temës së negociatav­e. "Shqipëria - tha ai - është gati për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, pasi ka përmbushur të gjitha detyrimet për këtë fazë të procesit. "Ne synojmë të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të hapim një kapitull të ri në marrëdhëni­et me BE- në, që nuk do të mbyllet nesër, por do të ketë përpara sfida", - tha Bushati. Ndërkohë, në një intervistë për "ABC News", Bushati deklaroi se për çështjen e emigrantëv­e, "Shqipëria nuk mund të kapërcejë kapacitete­t e saj, në përballimi­n e situatës së emigrantev­e nga Lindja e Mesme, pavarësish­t situatave gjeopoliti­ke". Mes të tjerash, ai tha se qeveria shqiptare është e gatshme të përgjigjet, bazuar tek solidarite­ti dhe proporcion­aliteti në këtë situatë. Më herët, gjatë interpelan­cës, ai theksoi se, "vendet anëtare do të mblidhen në formatin e ministrave të Jashtëm në 25 qershor dhe në formatin e kryeminist­rave në 28 qershor, kur pritet edhe marrja e një vendimi". Ministri tha se reformat e bëra, veçanërish­t ajo në drejtësi, krijoi besueshmër­i te Komisioni Evropian. Duke folur për opozitën, Bushati tha se është për të ardhur keq që opozita ka vendosur bast kundër integrimit. "Nuk besoj se ka forca politike që e kundërshto­jnë projektin europian, por ka aktorë politikë që nuk kanë lënë gjë pa bërë për ta kundërshtu­ar zbatimin e reformës në drejtësi", - tha Bushati. Kreu i diplomacis­ë shqiptare theksoi se, "… vendimmarr­ja e BEsë nuk është as për qeverinë dhe as për Ramën". "Është për të ardhur keq që opozita shqiptare ka vendosur një bast dhe ka një ton ultimativ, a thua se në 28 qershor merr fund çdo gjë dhe në 29 qershor nuk lind më dielli në Shqipëri", - tha Bushati. Sipas tij, "… ky është një proces që prek të gjithë shqiptarët, ndaj është për të ardhur keq që opozita po përjashtoh­et nga kontributi që forcat politike kanë në këtë proces".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania